1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, është gjithmonë një ditë e veçantë për ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve në...
Asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm.
Në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë kujdesemi që çdo fëmijë të ketë dashuri, siguri dhe mbështetje.
Me ndihmën e e juaj, punojmë çdo ditë që fëmijët pa përkujdes prindëror de në rrezik të braktisjes, të kenë një të ardhme më të mirë.
RRETH NESH
SOS Fshatrat – Kosovë
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale, e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar. Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron që nga viti 1999 dhe tashmë është përkujdesur për mbi 1000 fëmijë të braktisur dhe nevojtarë.
Burimi kryesor i financimit të SOS Fshatrave të Fëmijëve janë donacionet, sponzorimet, donacionet në mallra, si dhe shërbimet tjera nga i gjithë vendi.
Çdo fëmijë është pjesëtar i një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri. Ky është një parim themelor për Fondacionin SOS Fshatrat e Fëmijëve, i cili punon me përkushtim për të siguruar një mjedis të ngrohtë dhe të mbështetës për çdo fëmijë.
Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë. Përmes këtij angazhimi, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre. Në këtë mënyrë, ne kontribuojmë jo vetëm në mirëqenien e fëmijëve, por edhe në përparimin e shoqërisë në tërësi.











