Fëmijët e Programit të Fuqizimit të Familjes në Fushë Kosovë kaluan një ditë të paharrueshme në natyrë! Ata vizituan një...
Ne po ndërtojmë reputacion të fortë
Një nga dobësitë më të mëdha në këto vlerësime globale për jetimët është se ato përfshijnë vetëm jetimët që aktualisht jetojnë në shtëpi.
RRETH NESH
SOS Fshatrat – Kosovë
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale, e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar. Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron që nga viti 1999 dhe tashmë është përkujdesur për mbi 1000 fëmijë të braktisur dhe nevojtarë.
Burimi kryesor i financimit të SOS Fshatrave të Fëmijëve janë donacionet, sponzorimet, donacionet në mallra, si dhe shërbimet tjera nga i gjithë vendi.
Çdo fëmijë është pjesëtar i një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri. Ky është një parim themelor për Fondacionin SOS Fshatrat e Fëmijëve, i cili punon me përkushtim për të siguruar një mjedis të ngrohtë dhe të mbështetës për çdo fëmijë.
Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë. Përmes këtij angazhimi, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre. Në këtë mënyrë, ne kontribuojmë jo vetëm në mirëqenien e fëmijëve, por edhe në përparimin e shoqërisë në tërësi.