Fëmijët e Programit të Fuqizimit të Familjes në Fushë Kosovë kaluan një ditë të paharrueshme në natyrë! Ata vizituan një...
PUNË VULLNETARE
Jep pak kohë, jep shumë dashuri – bëhu vullnetar.
Në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, besojmë se çdo individ ka fuqinë të sjellë ndryshim. Me kohën, përkushtimin dhe aftësitë e tyre, vullnetarët tanë ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe familjet në nevojë.
Si mund të kontribuosh si vullnetar?
- Ndihmë në aktivitetet ditore me fëmijët dhe të rinjtë.
- Mbështetje gjatë organizimit të eventeve, aktiviteteve promovuese dhe fushatave ndërgjegjësuese.
- Ofrim i shërbimeve profesionale si dizajn grafik, fotografi, trajnime, përkthime, etj.
Çfarë përfiton nga kjo përvojë?
Puna vullnetare është një përvojë unike që pasuron të dyja palët
Si mund të kontribuosh si vullnetar?
- Jep kontribut të drejtpërdrejtë në një kauzë humane dhe të qëndrueshme
- Fiton përvojë të re dhe praktike në një ambient profesional dhe dinamik
- Zgjeron rrjetin tënd profesional dhe social
- Pranon çertifikatë zyrtare për angazhimin tënd si vullnetar/e
Si të aplikosh?
Të gjithë të interesuarit për të kontribuar si vullnetarë, ftohen të plotësojnë formularin e aplikimit për punë vullnetare dhe së bashku me të, të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- CV
- Letër motivimi
- Kopje e letërnjoftimit
- Referenca
Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen tek personi përgjegjës për Pune Vullnetarre, Suna Prekazi, në emailin: suna.prekazi@soskosova.org
Personi përgjegjës për pranimin e aplikimeve do t’ju kontaktojë për hapat e mëtejshëm.