Fëmijët e Programit të Fuqizimit të Familjes në Fushë Kosovë kaluan një ditë të paharrueshme në natyrë! Ata vizituan një...
RRETH NESH
SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë është një organizatë
jo-qeveritare, humanitare dhe jofitimprurëse.
SOS Fshatrat Kosovë
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar. Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron që nga viti 1999 dhe tashmë është përkujdesur për mbi 1000 fëmijë të braktisur dhe nevojtarë. Burim kryesor i financimit të SOS Fshatrave të Fëmijëve janë donacionet, sponzorimet, donacionet në mallra si dhe shërbimet tjera nga i gjithë vendi.
Çdo fëmijë është pjesëtar i një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri.
Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë.
Ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe ne marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
SI NDIHMOJMË ?
Ndihmoni fëmijët dhe të rinjtë në rrezik dhe pa kujdes prindëror.
Sot të gjithë kemi nevojë për inkurajim dhe besojmë se në këto ditë sfiduese nuk do të mbetemi pa mbështetjen tuaj, për të cilën kemi nevojë më shumë se kurrë, sepse kujdesi ynë për fëmijët nuk mund të ndalet!
E drejtë e çdo fëmije, pavarësisht gjinisë, statusit socio-ekonomik, shkathtësisë, përkatësisë etnike, është të jetoj në ambient përkrahës, të sigurtë dhe të ngrohtë i cili e promovon potencialin e tij/saj të plotë.
Në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, kujdesi alternativ bazohet në konceptin e qasjes familjare për përkujdesje të fëmijëve të braktisur dhe fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në linjë me Udhëzuesin e KB për Kujdesin Alternativ për Fëmijë, ofron shërbime direkte në përkujdesje alternative familjare përmes Kujdesit Afatgjatë në SOS Familje.
Kujdesit Rinor dhe Programit të Gjysme-pavarësimit si dhe ndërtimit të kapaciteteve të profesionistëve për strehimin familjar.
Në çdo formë të kujdesit alternativ të cilin ne e ofrojmë, gjithmonë interesi më i mirë i fëmijës është primar.