Lajmet & Ngjarjet e fundit

Lajmet dhe Aktivtetet

SOS Nënat, gra që ndërtojnë të ardhme dhe lënë gjurmë tek fëmijët

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duan të vlerësojmë secilën grua për forcën e madhe brenda vetes që të luftoj sfidat e jetës dhe kur nuk është në pozitë të barabartë.

Në këtë ditë që shënohet edhe si Dita e Nanës, duam të falënderojmë shtyllat e SOS Fshatit, ato gra që kanë dhënë shumë nga vetja me qëllimin e vetëm që asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm.

SOS Nanat dhe SOS Tezet që kanë rritur me qindra fëmijë pa përkujdesje prindërore përgjatë viteve. Janë ato gra që kanë ndërtuar dhe ofruar familje për fëmijët pa përkujdes prindëror, që kanë rritur me shumë dashni e kujdes shumë fëmijë të cilët sot janë inxhinier, specialist të IT-së, ekonomistë, juristë e shumë profesione të tjera.

Kontributi që keni dhënë për vendin nuk mund të përshkruhet me fjalë, me dashninë e juaj e kujdesin e sinqertë keni kontribuar në zhvillimin e shumë fëmijëve që sot janë bërë qytetarë kontribut dhënës të shtetit tonë. Vlera e juaj dhe pesha e qiellit nuk mund të maten!

Ju faleminderit nga zemra për SOS Nanat:
Nuran, Sadete, Elheme, Hate, Vlora, Selvije, Azemine, Fatime.

Përveç SOS Nënave, natyrisht se nga një falënderim nga zemra edhe për SOS Tezet:
Gjyle, Hylkije, Ruke, Nerxhivane.

E sot nuk mund të i harrojmë as SOS Nënat dhe Tezet, që përgjatë viteve kanë qenë pjesë e familjeve tona:
Adelina, Duke, Gzime, Donika, Etina, Emine, Hatixhe

Në fund një vlerësim dhe përkujtim për SOS Nanën e parë në SOS Fshat, të ndjerën, e cila ofroi kujdes dhe dashni për shumë e shumë fëmijë!

Kontaktet për media

Berat Kryeziu

Mobil: +383 45 119 219

Email: berat.kryeziu@soskosova.org

ABONOHU PËR NJOFTIME