Raportoni një shqetësim në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve

Angazhimi ynë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Integritetin

Në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, jemi të përkushtuar për të krijuar dhe ruajtur një mjedis të sigurt dhe mbrojtës për të gjithë fëmijët, të rinjtë dhe stafin tonë. Ne dënojmë fuqishëm çdo formë dhune, abuzimi apo korrupsioni që mund të dëmtojë fëmijët, të rinjtë apo organizatën tonë.

Lufta kundër korrupsionit.

Ne nuk tolerojmë korrupsionin në asnjë aspekt të veprimtarive tona. Angazhimi ynë për integritet siguron që fondet e donatorëve përdoren ekskluzivisht për qëllimin e tyre të synuar, duke mbështetur fëmijët pa kujdes prindëror ose ata në rrezik për ta humbur atë. Kjo përpjekje për integritet garanton që të drejtat dhe mirëqenia e fëmijëve të mbrohen në të gjitha nivelet.

Politikat e Mbrojtjes

Politika jonë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve zbatohet së bashku me:

· Kodin e Mirësjelljes,

· Rregulloren për menaxhimin e incidenteve të sjelljes së pahijshme,

· Rregulloren për Hetimin e Sjelljes së Keqe,

· Udhëzuesin për sinjalizim,

· Rregulloren për Parandalimin dhe Mbrojtjen kundër Ngacmimit Seksual, Shfrytëzimit dhe Abuzimit,

· Rregulloren Kundër Korrupsionit.

Kodi i Sjelljes i SOS Fshatrave të Fëmijëve përcakton standardet e pritura të sjelljes dhe është i detyrueshëm për të gjithë punonjësit. Gjithashtu, rregullorja për parandalimin e ngacmimit seksual dhe abuzimit siguron mekanizma të qartë reagimi për rastet e dyshuara, pavarësisht nga mosha, gjinia, seksualiteti, orientimi seksual, aftësia e kufizuar, feja apo origjina etnike.

Raportimi i shqetësimeve

Ne trajtojmë me seriozitet çdo shqetësim apo incident të raportuar në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve, stafit dhe korrupsionit. Parimi ynë kryesor mbetet gjithmonë siguria dhe mirëqenia e fëmijëve dhe të rinjve.

Për të raportuar një shqetësim, ju lutemi na kontaktoni në numrin e telefonit: 046 448 449.

Nëse jeni dëshmitar ose përjetoni diçka të tillë, gjëja më e drejtë është të informoni dikë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, të cilit i besoni.

Mbrojtja e Sinjalizuesve

Ne inkurajojmë dhe mbrojmë sinjalizuesit që raportojnë me qëllim të mirë shkelje të dyshuara ose të vërtetuara të ligjit, rregulloreve apo politikave të brendshme. Sinjalizimi është një mekanizë thelbësore për ruajtjen e integritetit dhe sigurisë brenda organizatës.

 

Noliana Kusari  noliana.kusari@soskosova.org

Zyrtar pergjegjese për trajtimin e rasteve të sinjalizim

    Histori Jetësore

    Lajmet & Ngjarjet e fundit

    BËHUNI NJË MIK SOS