SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë mbështet fëmijët pa përkujdes prindëror dhe familjet në rrezik, duke ofruar strehim, trainime dhe shërbime që forcojnë pavarësinë
Bëhu pjesë e familjes më të madhe n’vend
Unë jam Era, 11 vjeçe. Dikur ndihesha vetëm dhe sikur askush nuk më dëgjonte. Tani kam njerëz
pranë që më pyesin si jam dhe më ndihmojnë me mësime. Falë njerëzve që dhurojnë çdo muaj, unë ndihem e sigurt dhe besoj se kam të ardhme
Më mbështet cdo muaj
Fëmijë të mbështetur
Të rinj të trajnuar
Familje të fuqizuara
Profesionistë të trajnuar
Pyetje që mund t'i kesh
Kush jemi ne dhe çfarë bëjmë saktësisht?
Ne jemi një “shtëpi e dytë” për fëmijët që kanë mbetur pa prindër ose që nuk mund të jetojnë me familjet e tyre. Ne nuk ofrojmë thjesht një kulm mbi kokë, por një familje të vërtetë me dashuri, siguri dhe mbështetje, që çdo fëmijë të rritet i lumtur.
A mund të adoptoj një fëmijë përmes SOS Fshatit?
Jo, SOS Fshatrat e Fëmijëve nuk janë institucion për adoptim. Ne ofrojmë kujdes afatgjatë familjar për fëmijët deri në pavarësimin e tyre të plotë. Për procedurat e adoptimit në Kosovë, ju duhet t’i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë apo Qendrave për Punë Sociale, pasi ato janë përgjegjëse për këto procese.
Si mund t’i ndihmoj fëmijët (para, rroba apo lodra)?
Ndihma juaj është e rëndësishme! Mund të dhuroni para online apo përmes bankës. Gjithashtu, ne pranojmë rroba, lodra dhe mjete shkollore. Para se të sillni donacione në mallra, ju lutem na kontaktoni që t’ju udhëzojmë për nevojat tona aktuale.
Cilët fëmijë vijnë në SOS Fshatrat e Fëmijëve?
Fëmijët që kanë humbur kujdesin prindëror ose ata që prindërit i kanë në situata shumë të vështira. Ne punojmë ngushtë me Qendrat për Punë Sociale (QPS), në të gjithë Kosovën dhe janë pikërisht QPS-të, të cilat vendosin kur një fëmijë duhet të mbrohet duke u vendosur në SOS Fshat
Ku shkojnë paratë e mia nëse dhuroj?
Transparenca është prioriteti ynë. Donacioni juaj përdoret për nevojat e përditshme: ushqim, libra e çanta për shkollë, kontrollime mjekësore dhe rroba. Ne publikojmë raporte të rregullta që çdo donator ta dijë saktësisht se si ka ndihmuar në rritjen e një fëmije.
A mund të bëhem vullnetar në SOS Fshat?
Po, ne i mirëpresim me shumë kënaqësi vullnetarët! Nëse keni dëshirë të dhuroni kohën dhe talentin tuaj, qoftë duke i ndihmuar fëmijët në mësime, duke organizuar aktivitete kreative e sportive, apo duke na ndihmuar në zyrat tona, ju lutem na shkruani direkt në emailin: suna.prekazi@soskosova.org. Vullnetarizmi është një mënyrë e mrekullueshme për të dhënë dashuri dhe për të fituar një përvojë jetësore që nuk harrohet. Na kontaktoni për t’u informuar mbi mundësitë aktuale dhe procedurat e aplikimit



