Bizneset e vogla dhe të mesme
Ju mund tu realizoni ëndrrat e fëmijëve tanë, duke u bërë Mik i SOS Fshatrave të Fëmijëve.
Kur Fjolla me motrën saj u vendosën në Fshatrat e Fëmijëve nën kujdesin e SOS Nënë Florës, ajo ende ishte e frikësuar SOS dhe për asnjë minutë të vetëm nuk largohej nga motra saj nga frika se mund të ndaheshin. Ishte SOS Nënë Flora dhe kolegët e tjerë të SOS Fshatrave të Fëmijëve të cilët i ngjallën shpresën Fjollës, se ajo me motrën do të rriteshin së bashku, mbi të gjitha do t’i rikthehej fëmijëria. Kjo e bëri Fjollën më të fortë dhe më të vendosur për ti arritur synimet e saj.
Në SOS Fshatrat e Fëmijëve jetojnë 40 fëmijë pa përkujdesje prinderore si Fjolla dhe motra e sa. Ne kujdesemi për këta fëmijë dhe mbi 500 fëmijë në rrezik të braktisjes. Kjo do të thotë se fëmijët do të rriten në një ambient të ngrohte familjar dhe i gjithë synimi është që ata të bëhen të rritur të përgjegjshëm.
Ndihmoni Fjollën dhe fëmijët e tjerë pa përkudesje prindërore dhe në rrezik të braktisjes!