Pak nga ti, vlen shumë për mua!

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë mbështet fëmijët pa përkujdes prindëror dhe familjet në rrezik, duke ofruar strehim, trainime dhe shërbime që forcojnë pavarësinë ​

Bëhu pjesë e familjes më të madhe n’vend

Unë jam Era, 11 vjeçe. Dikur ndihesha vetëm dhe sikur askush nuk më dëgjonte. Tani kam njerëz
pranë që më pyesin si jam dhe më ndihmojnë me mësime. Falë njerëzve që dhurojnë çdo muaj, unë ndihem e sigurt dhe besoj se kam të ardhme

mbështet cdo muaj

Kur ti jep çdo muaj, ne ofrojmë kujdes, jo zgjidhje të përkohshme. Mbështetja e rregullt i jep një fëmije siguri, shkollë dhe dikë pranë gjatë gjithë vitit. Nevojat e tyre janë tëpërmuajshëme, le të jetë edhe mirësia jote.

Fëmijë të mbështetur

1200 +

Të rinj të trajnuar

400 +

Familje të fuqizuara

200 +

Profesionistë të trajnuar

100 +

Pyetje që mund t'i kesh

Ne jemi një “shtëpi e dytë” për fëmijët që kanë mbetur pa prindër ose që nuk mund të jetojnë me familjet e tyre. Ne nuk ofrojmë thjesht një kulm mbi kokë, por një familje të vërtetë me dashuri, siguri dhe mbështetje, që çdo fëmijë të rritet i lumtur.

Jo, SOS Fshatrat e Fëmijëve nuk janë institucion për adoptim. Ne ofrojmë kujdes afatgjatë familjar për fëmijët deri në pavarësimin e tyre të plotë. Për procedurat e adoptimit në Kosovë, ju duhet t’i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë apo Qendrave për Punë Sociale, pasi ato janë përgjegjëse për këto procese.

Ndihma juaj është e rëndësishme! Mund të dhuroni para online apo përmes bankës. Gjithashtu, ne pranojmë rroba, lodra dhe mjete shkollore. Para se të sillni donacione në mallra, ju lutem na kontaktoni që t’ju udhëzojmë për nevojat tona aktuale.

Fëmijët që kanë humbur kujdesin prindëror ose ata që prindërit i kanë në situata shumë të vështira. Ne punojmë ngushtë me Qendrat për Punë Sociale (QPS), në të gjithë Kosovën dhe janë pikërisht QPS-të, të cilat vendosin kur një fëmijë duhet të mbrohet duke u vendosur në SOS Fshat

Transparenca është prioriteti ynë. Donacioni juaj përdoret për nevojat e përditshme: ushqim, libra e çanta për shkollë, kontrollime mjekësore dhe rroba. Ne publikojmë raporte të rregullta që çdo donator ta dijë saktësisht se si ka ndihmuar në rritjen e një fëmije.

 Po, ne i mirëpresim me shumë kënaqësi vullnetarët! Nëse keni dëshirë të dhuroni kohën dhe talentin tuaj, qoftë duke i ndihmuar fëmijët në mësime, duke organizuar aktivitete kreative e sportive, apo duke na ndihmuar në zyrat tona, ju lutem na shkruani direkt në emailin: suna.prekazi@soskosova.org. Vullnetarizmi është një mënyrë e mrekullueshme për të dhënë dashuri dhe për të fituar një përvojë jetësore që nuk harrohet. Na kontaktoni për t’u informuar mbi mundësitë aktuale dhe procedurat e aplikimit