1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, është gjithmonë një ditë e veçantë për ne në SOS Fshatrat e Fëmijëve në...
BEHU SUPERHERO I SOS FSHATRAVE TË FËMIJËVE
FUSHATA BALLË PËR BALLË (F2F)
Për të qenë më pranë fëmijëve dhe familjeve së bashku me ju, SOS Fshatrat e Fëmijëve po vjen tek ju. Do të na gjeni në qendra tregtare, sheshe publike dhe evente.
Kjo mënyrë e drejtpërdrejtë na ndihmon të ndajmë historitë e vërteta të fëmijëve për të cilët kujdesemi çdo ditë dhe t’u japim juve mundësinë të bëheni pjesë e ndryshimit.
Çdo bisedë e sinqertë është mundësi për t’u njohur më afër me punën tonë dhe mundësi për të kuptuar se si bashku i bëjmë realitet ëndrrën e një fëmije për dashuri dhe siguri.
Çdo mbështetje që fillon nga zemra, ndaj kur ju zgjidhni të na dëgjoni dhe mbështetni, ju bëheni pjesë e rrugëtimit të qindra fëmijëve dhe familjeve, bëheni shpresë për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurtë

SI FUNKSIONON
Bëhu Superhero i fëmijëve të SOS Fshatit me donacion të rregullt mujor duke filluar nga 10€ përmes pagesës automatike me kartë bankare (Visa, Mastercard, Maestro).
Kjo mënyrë e kontributit ofron:
· Qëndrueshmëri: Mbështetja mujore na lejon të planifikojmë afatgjatë kujdesin për fëmijët, të garantojmë vazhdimësi dhe cilësi në famljen tonë të madhe.
· Lehtësi: Ti plotëson vetëm një herë formularin, dhe pagesa realizohet automatikisht çdo muaj – pa asnjë hap shtesë.
· Siguri: Të gjitha pagesat përpunohen nëpërmjet sistemit të certifikuar të bankës partnere. Të dhënat e kartës nuk ruhen nga SOS Fshatrat e Fëmijëve. Siguria jote është prioriteti ynë.
· Transparencë: Përfaqësuesit e SOS Fshatrat e Fëmijëve nuk do të pranojnë të holla kesh. Kjo pamundëson keqpërdorimin e mjeteve dhe garanton që mjetet shkojnë drejtpërdrejtë tek fëmijët në nevojë.
ÇFARË NDRYSHON FALË TEJE
Me vetëm 10 € në muaj, ju ndihmoni të ofrojmë:
· Ushqim të shëndetshëm e të mjaftueshëm;
· Një shtëpi të sigurt dhe kujdes familjar;
· Mundësi arsimimi dhe zhvillimi;
· Dashuri, stabilitet dhe mbështetje emocionale.
Çdo euro që dhuron bëhet buzëqeshje, shpresë dhe jetë më e mirë për fëmijët në nevojë.
Mbështetje në edukim
Përfshirja e fëmijëve në kopshte dhe shkolla, sigurimi i mjeteve shkollore, mbështetja e fëmijëve në sfidat në fushën e edukimit, kurëse të ndryshme ekstra-kurikulare, seanca pedagogjike individuale, grupe mbështetjes të detyrave.

