Fëmijët e Programit të Fuqizimit të Familjes në Fushë Kosovë kaluan një ditë të paharrueshme në natyrë! Ata vizituan një...
Programi i Fuqizimit të Familjes
Çdo fëmijë, për një zhvillim të plotë dhe harmonik të personalitetit, ka të drejtë të rritet në një mjedis familjar, në një atmosferë gëzimi, dashurie dhe mirëkuptimi. Për arsye te ndryshme ndonjëherë familja nuk mund të ofrojnë një përkujdesje tillë. Në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë përmes programet të fuqizimit të familjes adresohen faktorët e rrezikut të cilët çojnë drejt humbjes së kujdesit familjarë.
Fëmijët konsiderohen në rrezik të humbjes së përkujdesit familjarë, atëherë kur nevojat e tyre esenciale material, emocionale, shëndetësore dhe arsimore nuk arrihen të përmbushën sepse prindërve të tyre u mungon kapaciteti për të ofruar përkujdesje të mjaftueshme për ta. Andaj shërbimet e këtij programi u ofrohen vetëm familjeve me fëmijë ndër moshën 18 vjeçare, dhe janë të orientuara drejt familjes si tërësi, përfshirë këtu të gjithë fëmijët dhe kujdestarët e një familjeje.
Kjo do të thotë që gjithmonë punohet në linjë me elementet kyçe të Konventës së KB për të Drejtat e Fëmijëve, përmes “interesin më të mirë të fëmijës”, “mos-diskriminimin”, “mbijetesa dhe zhvillimi” dhe “pjesëmarrja e fëmijëve”.
Shërbimet që ofrohen në këtë program:
Programi i Fuqizimit të Familjes ka filluar të implementohet në Kosovë në vitin 2007. Programi është i përbërë nga pakot e shërbimeve të dizajnuara që të përkrahin familjet në marrjen e përgjegjësive për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve e tyre. Kjo pako përfshinë:
Shërbimet psiko-sociale:
Vizitat në shtëpi, këshillim individual dhe grupore, trajnimi në ngritjen e shkathtësive prindërore, vlerësimi psikologjik dhe psikoterapi, grupe mbështetëse për nënat dhe baballarët, aktivitete të ndryshme rekreative, aktivitete të ndryshme personale, trajnime, punëtori dhe programe të ndryshme psiko-sociale për fëmijët dhe prindërit.
Mbështetje në edukim
Përfshirja e fëmijëve në kopshte dhe shkolla, sigurimi i mjeteve shkollore, mbështetja e fëmijëve në sfidat në fushën e edukimit, kurëse të ndryshme ekstra-kurikulare, seanca pedagogjike individuale, grupe mbështetjes të detyrave.
Mbështetje ligjore
Këshillimi individual dhe grupor, asistim në përgatitjen e dokumenteve të ndryshme për aplikim në institucionet, këshillim dhe referim te institucionet relevante bazuar në nevojat e familjes.
Mbështetje shëndetësore
Këshillimi, puna në grup, trajnimet, sesione informuese që synojnë angazhimin dhe fuqizimin e individit dhe komunitetit për ngritjen e vetëdijes në parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve kronike dhe sëmundjeve të tjera.
Mbështetje në fuqizimin ekonomik të familjeve – Gjenerimi i burimeve:
Këshillime individuale dhe grupore në angazhimin në profesioni dhe punësimi, menaxhimi i burimeve planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të familjes; trajnime mbi edukimin financiar; trajnime mbi sipërmarrjen dhe krijimin e mikro-biznesit.
Çdo fëmijë dhe çdo familje është pjesë e komuniteti. Ne punojmë me partnerët për të zhvilluar sisteme të forta mbështetëse sociale për fëmijët dhe familjet që të zhvillohen, rriten dhe mësojnë në një mjedis pozitiv, mbështetës. Mbështetja mund të përfshijë: lobim dhe avokim në ngritjen e vetëdijes për situatën e fëmijëve në rrezik, aktivitetet konkrete me familjet në komunitet si dhe aktivitete në ngritjen e kapaciteteve të partnerëve.
Aktualisht SOS Fshatrat e Fëmijëve ofrojnë këto shërbime përmes 3 lokacioneve:
Qendra Mbështetëse për Fëmijë dhe Familje, Prishtinë
Programi i Fuqizimit të Familjes, Graçanicë
Programi i Fuqizimit të Familjes, Fushë Kosovë
Njësia për Nëna dhe Fëmijë ofron shërbime mbi parandalimin e braktisjes së fëmijëve përmes përkrahjes së nënave të reja me foshnjat e tyre.
Në kuadër të kësaj njësia ofrohen:
- Strehim si një zgjidhje alternative për nënat e reja;
- Shërbime 24 orësh për ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve midis nënës dhe foshnjës;
- Përkrahje dhe fuqizim i nënës për vendimmarrje dhe jetë të pavarur familjare;
- Promovimin e rëndësisë se familjes përmes sistemit të kujdesit gjithëpërfshirës.Shërbimet ofrohen për nënat me fëmijë të lindur jashtë lidhjes martesore; nënat vetushqyese dhe nënat adoleshente. Kjo njësi ka për qëllimi përmes shërbimet të ndihmoj në ndërtimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve të ndërvarura mes nënës dhe fëmijës, si dhe fuqizimin e nënës për vendim-marrje dhe jetë vetë-mbajtje në mënyrë që nëna mos të braktisë fëmijën e saj.
EDUKIMI
Të gjithë fëmijët në Programin e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, kanë të drejtë në edukim cilësor përkatës, i cili përkrah procesin zhvillimor të tyre dhe fuqizon shkathtësitë e tyre potenciale. Aktivitetet edukative janë thelbi i ofrimit të shërbimeve cilësore për grupin e synuar.
Përmes aktiviteteve edukative:
- Strehim si një zgjidhje alternative për nënat e reja;Ne promovojmë edukimin me fëmijën në qendër;
- Ne përkrahim prindërit në rolin e tyre si kujdes-dhënës primarë dhe edukatorë të fëmijëve të tyre;
- Ne investojmë në cilësi të mësimdhënies;
- Ne përkrahim efikasitetin dhe përmirësimin e institucioneve parashkollore dhe shkollave;
- Ne punojmë në partneritet për të arritë qëndrueshmëri;
- Ne fokusohemi në gjetjen e partnerëve që përkrahim shkollat publike dhe institucionet parashkollore dhe të gjitha aktivitetet edukative;
- Me ndryshimin e paradigmave në edukim, ne përkrahim edukimin formal dhe jo formal si dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës;