Kompanitë mike
Si të bëheni kompani mike
PA JU, NUK MUND T’IA DALIM
Fëmijët tanë kanë nevojë për miq që së bashku të sigurojmë që asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm.
Duke u bërë mik i fëmijëve, së bashku krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror.
Fëmijët, të rinjtë dhe të gjithë ne që jemi pjesë e SOS Fshatrave të Fëmijëve besojme që ju,miqtë tanë, jeni ata që bëni ndryshimin në jetët e fëmijëve tanë, fëmijëve të Kosovës, dhe me ju, ne arrijmë të sigurojmë një ambient të ngrohtë për ta.
NJË DHURATË PËR TË SIGURUAR TË ARDHMEN E FËMIJËVE
Për kompanitë partnere të cilat ndihmojnë në realizim e ëndrrave të fëmijëve tanë, të përkushtuara të bëjnë ndryshimin në jetët tyre, mbështetja juaj ka fuqinë të ndërtojë një të ardhme më të mirë për ta dhe të përforcojë edhe më tutje ngrohtësine e misionit tonë.
Kontribuoni në rrugëtimin e fëmijëve tanë: Mbështetja juaj ushqen ambientin ku fëmijët dhe të rinjtë që rriten me ne, të arrijnë majat duke pasur në krah një familje që kujdeset me plotë dashni për ta dhe miq që gjithmonë ju gjenden pranë.
Kontributi i juaj:
Mik i Shpisë (2,500€)
Realizues i Ëndrrave Argjend (7500€)
Kujdestar i Bronzë (5000€)
Aleat i Artë Strategjik (10,000€)
MBËSHTETJA E TË RINJËVE, DREJT NJË TË ARDHME TË NDRITUR
Në SOS Fshat, edhe kur fëmijët tanë rriten, e bëhen 18 vjeç ne vazhdojmë te ju dalim në krah, dhe t`i mbështesim ata të fuqizohen, qëndrojnë të shëndetshëm dhe të ngrisin zanin për drejtat e tyre e të bëjnë diferencën në shoqninë ku jetojnë.
Me partneritetin tuaj ne arrijmë të mbështesim liderët e rinjë, të cilët vazhdimisht zhvillohen dhe kontribuojnë jo vetëm në temat për të cilat ata janë të interesuar, mirëpo edhe t`u dalin në ndihmë të tjerëve.
Kontributi i juaj:
Shok i Rinisë (2,500€)
Udhërrëfyes i Argjend (7,500€)
Shoqërues i Bronzë (5,000€)
Mentor i Artë Ndryshimi (10,000€)
FUQIZIMI I FËMIJËVE DHE FAMILJEVE SË BASHKU ME JU, KRIJOHET IMPAKT JETËGJATË
Në SOS Fshatrat e Fëmijëve jemi të përkushtuar në mirëqenien e mbi 900 fëmijëve,të rinjve dhe familjeve në rrezik. Mbështetja juaj, është pjesë e domosdoshme eqasjes sonë, me të cilën arrijmë të krijojmë impakt të gjatë jo vetëm në fëmijët dhefamiljet me të cilat punojmë, por edhe në komunitetin ku ata jetojnë.
Mbështetni familjet të arrijnë më të mirën për fëmijët e tyre:
Kontributi juaj krijonambient familjar të sigurt për fëmijët në rrezik të braktisjes. Rritja e fëmijës nëfamilje sjellë më të mirat në pah dhe njëkohësisht familja arrin të pavarësohet ngandihmat sociale në një kohë të shkurtër