Fëmijët e Programit të Fuqizimit të Familjes në Fushë Kosovë kaluan një ditë të paharrueshme në natyrë! Ata vizituan një...
Këshilla mbi ngritjen e fondeve
Hapi parë:
Zgjedhni një aktivitet që ju dëshironi të bëni. Në rast se jeni prind, ngritni një shtand për fëmijët tuaj që të shesin limonadë dhe të ardhurat të dhurohen për një kauzë si ajo për mbështetjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore apo në rrezik të braktisjes. Ose, në rast së ju pëlqen gatimi, ju mund të filloni me një garë për shitje të pjekurinave apo ëmbëlsirave në punën tuaj apo në shkollën e fëmijëve tuaj. Tjetër ide janë kartolinat e fundvitit, të cilat mund ti bëni personalisht apo ti porositni drejtpërdrejtë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Ju keni mundësi të ndryshme – vetëm sigurohoni që gjatë aktivitetit të kënaqëni ju dhe pjesëmarrësit e tjerë. Në rast se është hera parë që bëni aktivitet për ngritjen e fondeve, bëjeni atë sa më thjeshtë, ndërsa mund të shtoni gjëra të tjera herën tjetër që ju e organizoni atë.
Hapi dytë:
Mendoni se kë dëshironi të inkuadroni në kampanjën tuaj. doshta jeni të rrethuar me tifozë të Real Madrid dhe mund të bëni një pyetësor për klubin. Apo ju njihni plot persona që mezi presin një arsye të veshën me karakterin e tyre të preferuar dhe të kju bashkohen një kauze. Ju keni gjasa më të mëdha të përfshini njerz që keni interesa të përbashkëta si dhe të mbështesin një kauzë të veçantë.
Hapi tretë:
Duhet të keni pasion për atë që bëni. Fondet që do të ngritni do të shërbejnë për të ndryshuar jetën e fëmijëve në nevojë, sigurohuni që të gjithë të kenë dijeni për kauzën që po dhurojnë. Rikujtoni atyre që mbështetja që japin mund të mundësojë që një fëmijë të rritet në ambientin familjar, ti mbrojë ata gjatë situatave të ndryshme apo ti mundësojë shkollimin për herë të parë.
Me këtë veprim ju jo vetëm që inkurajoni të tjerët, por do të motivoheni edhe personalisht që të arritni qëllimin tuaj. Mund ti inkurajojë edhe të tjerët që të nisin një fushatë për mbledhjen e fondeve.
Hapi katërt:
Caktoni datën, orën dhe shumën e targetuar. Sa më herët që filloni planifikimin më e lehtë do të jetë – jepini kohë të mjaftueshme vetës. Targetin që e caktoni do të ju jep më shumë vullnet që të arrini atë.
Në rast se jeni duke e sponzorizuar një event, bëni një formë online (Google Forms) që ti mbledhni fondet dhe ti ndani të arriturat më lehtë. Mos harroni ta personalizoni faqen, caktoni një target dhe falenderoni njerëzit e mrekullueshëm që dhurojnë.
Në rast se jetoni jashtë shtetit të Kosovës ka edhe platforma të tjera që mund ti përdorni si:
Facebook Fundraisers
Paypal
Go Found Me
Hapi pestë:
Sa më shumë, aq më mirë. Mendoni se si miqt tuaj mund të ju mbështesin, apo mbase ndonjë biznes lokal apo grup në komunitet mund të përfshihen. Ka shumë njerëz zemërmirë që dëshirojnë të ndihmojnë dhe të mbledhin fonde për një kauzë si e juaja. Kjo mund të jetë edhe një mënyrë e mirë për të njoftuar miq të cilët mendojnë njejt si ju.
Në rast punoni në një kompani, ndoshta edhe ata dëshirojnë të ju ndihmojnë – ka raste kur kompanija barazon shumën që ju keni mbledhur.
Hapi gjashtë:
Tregoni të gjithëve. Përdorni rrjetet sociale, dhe kërkoni nga shokët, familja dhe kolegët të shpërndajnë atë që ju bëni. Kontaktoni me gazetën dhe radion lokale, vendosni poster, dhe bisedoni me shkollën apo kompaninë në rast se kanë buletin dhe mund të lajmëroni edhe aty.
Në rast se përdorni email shtoni edhe një mesazh për mbledhjen e fondeve në nënshkrimin e emailit tuaj.
Hapi shtatë:
Mbani kontakt. Edhe ne dëshirojmë të ju ndihmojmë dhe mbështesim, prandaj na tregoni se çfarë jeni duke bërë. Nga këshillat më të thjeshta deri të qështjet ligjore të mbledhjes së fondeve, ne jemi këtu për të ju ndihmuar.
Ju po ashtu mund të na etiketoni në rrjetet sociale. Është kënaqësi për ne të shohim fotot apo videot e juaja duke festuar dhe duke kaluar kohë të mirë, andaj mos i harroni edhe rrjetet tona sociale.
Hapi tetë:
Thuani faleminderit. igurohuni të falenderoni të gjithë mbështetësit dhe tregoni atyre diferencën që ata e kanë bërë. Kurrë nuk mund ta dini se edhe kë e keni inspiruar të fillojnë një kampanjë për mbledhjën e fondeve për SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Në rast se keni ndonjë pytje tjetër se si të filloni me mbledhjen e fondeve na kontaktoni në emailin donate@soskosova.org