Bizneset e vogla dhe të mesme

Ju mund tu realizoni ëndrrat e fëmijëve tanë, duke u bërë Mik i SOS Fshatrave të Fëmijëve.

Kur Fjolla me motrën saj u vendosën në Fshatrat e Fëmijëve nën kujdesin e SOS Nënë Florës, ajo ende ishte e frikësuar SOS dhe për asnjë minutë të vetëm nuk largohej nga motra saj nga frika se mund të ndaheshin. Ishte SOS Nënë Flora dhe kolegët e tjerë të SOS Fshatrave të Fëmijëve të cilët i ngjallën shpresën Fjollës, se ajo me motrën do të rriteshin së bashku, mbi të gjitha do t’i rikthehej fëmijëria. Kjo e bëri Fjollën më të fortë dhe më të vendosur për ti arritur synimet e saj.

Në SOS Fshatrat e Fëmijëve  jetojnë 40 fëmijë pa përkujdesje prinderore si Fjolla dhe motra e sa. Ne kujdesemi për këta fëmijë dhe mbi 500 fëmijë në rrezik të braktisjes. Kjo do të thotë se fëmijët do të rriten në një ambient të ngrohte familjar dhe i gjithë synimi është që ata të bëhen të rritur të përgjegjshëm.

Ndihmoni Fjollën dhe fëmijët e tjerë pa përkudesje prindërore dhe në rrezik të braktisjes!

Error: Contact form not found.

Dhuro

Sot të gjithë kemi nevojë për inkurajim dhe besojmë se në këto ditë sfiduese nuk do të mbetemi pa mbështetjen tuaj, për të cilën kemi nevojë më shumë se kurrë, sepse kujdesi ynë për fëmijët nuk mund të ndalet!

Mund të dhuroni edhe përmes llogarisë bankare

Banka: Procredit Bank
Emri i llogarimbajtesit: SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë
IBAN: XK051182000646000186
Lllogaria bankare: 1182000646000186
Swift Code: MBKOXPRXXX

Për të gjitha informatat shtesë na kontaktoni në:
+383 45 119 219 / donate@soskosova.org

Si të bëheni kompani mike

PA JU, NUK MUND T’IA DALIM

SOS Fshatrat e Fëmijëve ofron strehim, familje dhe kujdes për 40 fëmijë pa përkudesje prindërore  dhe  përkrahë dhe kujdeset për mbi 500 fëmijë  në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror.

SOS Fshatrat e Fëmijëve beson që fuqia dhe dinamizmi i botës së biznesit mund të na ndihmojë në realizimin e misionit tonë që të sigurojmë një ambient që të sigurojmë një ambient të ngrohtë për të gjithë fëmijët në nevojë dhe së bashku të investojmë në të ardhmen e tyre.

FORMAT E MBËSHTETJËS

MIK I SHPISË Donacion vjetor për SOS Fshatrat e Fëmijëve në vlerë minimale prej 12000 euro në vit si dhe marrëveshje për 3 vite apo më shumë.

MIK INOVATIV Donacion vjetor për SOS Fshatrat e Fëmijëve në vlerë minimale prej 5000 euro në vit.

MIK INSPIRUES Donacion vjetor për SOS Fshatrat e Fëmijëve në vlerë minimale prej 10000 euro në vit.

MIK I MBROJTJES Donacion vjetor për SOS Fshatrat e Fëmijëve në vlerë minimale prej 10000 euro në vit.

Duke u bërë kompani mike e SOS Fshatrave të Fëmijëve ju:

Kontribuoni dhe investoni në te ardhme e fëmijëve, të rinjëve, familjes dhe komunitetit.

Bëheni pjese e avokimit dhe mbrojtjes së fëmijëve

Zhvilloni dhe përmbushni politikën e CSR dhe kontribuoni në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG)

Bëheni pjesë një organizate misioni dhe puna e së ciles shtrihet në mbarë vendin

Për të filluar bashkepunimin, kontaktoni tani me:

Berat Kryeziu

Mob: +383 45 119 119

Email: berat.kryeziu@soskosova.org

Kompanitë mike

BËHUNI NJË MIK SOS