Jemi krenar të përgëzojmë të rinjtë për certifikimin e tyre në kuadër të projektit “Fuqizimi i të Rinjve përmes Mundësive të Reja YEEP II”. Këta të rinj kanë dëshmuar se me përkushtim dhe punë të palodhur, çdo ëndërr është e arritshme. Jemi të lumtur që keni qenë pjesë e këtij udhëtimi drejt suksesit dhe presim me padurim arritjet e tyre të ardhshme!
Një falënderim i veçantë i shkon z. Xhevat Bajrami Xhevat Bajrami , Drejtor i Departamentit të Rinisë pranë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e tij të vazhdueshme.
Projekti “Youth Empowerment Enabling Prospects” YEEP II implementohet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në mbarë botën, Hermann-Gmeiner Fund Gjermani (HGFD)). Ky projekt zbatohet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) në bashkëpunim me 23 organizata vendore të shoqërisë civile.