Dhurimet
Të gjitha dhurimet pranohen për zbatimin e programeve të SOS Fshatrave të Fëmijëve.
Politika e privatësisë SOS Fshatrat e Fëmijëve
Kjo Politikë e Privatësisë përshkruan se si SOS Fshatrat e Fëmijëve mbledh dhe përdor informacionin tuaj personal kur ju dhuroni, tentoni të dhuroni apo abonoheni në https://www.soskosova.org. Për qëllimet e kësaj Politike të Privatësisë, "ju" dhe "juaj" do të thotë që ju si dhurues, dhurues tentativ apo abonues pavarësisht nëse jeni dhurues, tentoni dhurimin, apo abonues i faqes në internet. Ju lutemi lexoni me kujdes këtë Politikë të Privatësisë. Duke përdorur dhe aksesuar ndonjë nga Shërbimet, ju pranoni mbledhjen, përdorimin dhe zbulimin e informacionit tuaj siç përshkruhet në këtë Politikë të Privatësisë. Nëse nuk jeni dakord me këtë Politikë të Privatësisë, ju lutemi mos dhuroni, tentoni të dhuroni apo mos u abononi. Ndryshimet në këtë politikë të privatësisë
Ne mund ta përditësojmë këtë Politikë të Privatësisë herë pas here, duke përfshirë reflektimin e ndryshimeve në praktikat tona ose për arsye të tjera operacionale, ligjore ose rregullatorë. Ne do të postojmë politikën e rishikuar të privatësisë në platformë, do të përditësojmë datën "Përditësimi i fundit" dhe do të ndërmarrim çdo hap tjetër të kërkuar nga ligji në fuqi. Si i mbledhim dhe përdorim informacionin tuaj personal
Për të dhuruar, tentuar për të dhuruar apo duke u abonouar, ne mbledhim informacione personale për ju nga të dhënat të cilat i keni plotësuar në këtë faqe të internetit, siç përcaktohet më poshtë.
Çfarë informacioni personal mbledhim
Llojet e informacionit personal që marrim për ju janë të dhënat që ju plotësoni në faqen tonë. Kur përdorim termin "informacion personal", ne i referohemi informacionit që identifikon, lidhet me, përshkruan ose mund të lidhet me ju. Seksionet e mëposhtme përshkruajnë kategoritë dhe llojet specifike të informacionit personal që mbledhim. Informacion që ne mbledhim direkt nga ju
Informacioni që na dorëzoni drejtpërdrejt nëpërmjet dhurimit, tentimit të dhurimit dhe abonimit mund të përfshijë:
- Detajet bazë të kontaktit duke përfshirë emrin, numrin e telefonit, emailin dhe ditëlindjen tuaj qoftë nëse dhuroni, tentoni të dhuroni apo abonoheni.
Të dhënat bankare
Të dhënat e kartelës suaj nuk ruhen në sistemet tona asnjëherë.
Si e përdorim ne informacionin tuaj personal
-Rikujtimi për të dhuruar. Ne përdorim të dhënat tuaja personale për t'ju rikujtuar dhurimin për fëmijët e SOS Fshatit, dhe për të ndarë me ju storje të fëmijëve tanë.
- Marketing dhe Reklamim. Ne përdorim informacionin tuaj personal për qëllime targetimi në rrjete sociale. Po ashtu e përdorim për të dërguar emaila me storie apo rikujtime për të dhuruar.
- Duke komunikuar me ju. Ne përdorim të dhënat tuaja personale për t'ju ofruar mbështetje për të përmirësuar mënyrën e dhurimit. Kjo është në interesat tona legjitime në mënyrë që të jemi të përgjegjshëm ndaj jush, për t'ju ofruar shërbim të qasshëm dhe për të ruajtur marrëdhëniet tona me ju. Cookies
Si shumë faqe interneti, ne përdorim Cookies në faqen tonë. Për informacion specifik në lidhje me Cookies që përdorim në lidhje me fuqizimin e misionit të organizatës tonë. Ne përdorim "Cookies" për të fuqizuar dhe përmirësuar faqen tonë dhe mënyrën e dhurimit (duke përfshirë për të kujtuar veprimet dhe preferencat tuaja), për të ekzekutuar analitikën dhe për të kuptuar më mirë ndërveprimin e përdoruesit me faqen tonë (në interesat tona legjitime për të administruar, përmirësuar dhe optimizuar faqen tonë).
Shumica e shfletuesve pranojnë automatikisht Cookies si parazgjedhje, por ju mund të zgjidhni ta vendosni shfletuesin tuaj që të heqë ose refuzojë Cookies përmes kontrolleve të shfletuesit tuaj. Ju lutemi mbani në mend se heqja ose bllokimi i "Cookies" mund të ndikojë negativisht në përvojën tuaj të përdoruesit dhe mund të shkaktojë që disa nga opsionet tona, duke përfshirë veçori të caktuara dhe funksionalitetin e përgjithshëm, të funksionojnë gabimisht ose të mos jenë më të disponueshme.
Si i zbulojmë informacionet personale
Në rrethana të caktuara, ne mund t'ua zbulojmë informacionin tuaj personal palëve të treta, vetëm për qëllime legjitime që i nënshtrohen kësaj Politike të Privatësisë. Rrethana të tilla mund të përfshijnë:
- Me partnerë marketingu, për të ofruar shërbime dhe për t'ju targetuar në rrjete sociale. Partnerët tanë të marketingut nuk do të përdorin informacionin tuaj asnjëherë për nevojat e tyre
Të dhënat e fëmijëve
Shërbimet nuk synohen të përdoren nga fëmijët dhe ne nuk mbledhim me vetëdije asnjë informacion personal për fëmijët. Nëse jeni prindi ose kujdestari i një fëmije që na ka dhënë informacionin e tij personal, mund të na kontaktoni duke përdorur të dhënat e kontaktit të përcaktuara më poshtë për të kërkuar që ai të fshihet.
Siguria dhe ruajtja e informacionit tuaj
Ju lutemi, kini parasysh se asnjë masë sigurie nuk është e përsosur ose e padepërtueshme dhe ne nuk mund të garantojmë "siguri të përsosur". Ne ju rekomandojmë që të mos përdorni kanale të pasigurta për të komunikuar me ne informacione të ndjeshme ose konfidenciale.
Sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale varet nga faktorë të ndryshëm. Ju mund të na kontaktoni në cfarëdo kohe dhe të kërkoni nga ne të largojmë të gjitha të dhënat tuaja nga databaza jonë. Të drejtat dhe zgjedhjet tuaja
Në varësi të vendit ku jetoni, ju mund të keni disa ose të gjitha të drejtat e renditura më poshtë në lidhje me informacionin tuaj personal.
- E drejta për të hyrë / ditur. Ju mund të keni të drejtë të kërkoni qasje në informacionin personal që ne mbajmë për ju, duke përfshirë detajet në lidhje me mënyrat në të cilat ne përdorim dhe ndajmë informacionin tuaj.
- E drejta për të fshirë. Ju mund të keni të drejtë të kërkoni që ne të fshijmë informacionin personal që ruajmë për ju.
- E drejta për të korrigjuar. Ju mund të keni të drejtë të kërkoni që ne të korrigjojmë informacionin e pasaktë personal që mbajmë për ju.
- Kufizimi i përpunimit: Ju mund të keni të drejtën të na kërkoni të ndalojmë ose kufizojmë përpunimin e informacionit personal.
- Tërheqja e pëlqimit: Aty ku ne mbështetemi në pëlqimin për të përpunuar informacionin tuaj personal, ju mund të keni të drejtën ta tërhiqni këtë pëlqim.
- Menaxhimi i Preferencave të Komunikimit: Ne mund t'ju dërgojmë emaile, sms dhe ju mund të hiqni dorë nga marrja e tyre në çdo kohë duke përdorur opsionin e çregjistrimit të shfaqur në emailet tona për ju.
Ju mund të ushtroni ndonjë nga këto të drejta kur tregohet në faqen tonë ose duke na kontaktuar duke përdorur detajet e kontaktit të dhëna më poshtë.
Ankesat
Nëse keni ankesa për mënyrën se si ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale, ju lutemi na kontaktoni duke përdorur të dhënat e kontaktit të dhëna më poshtë. Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen tonë ndaj ankesës suaj, në varësi të vendit ku jetoni, mund të keni të drejtë të apeloni vendimin tonë duke na kontaktuar duke përdorur detajet e kontaktit të përcaktuara më poshtë, ose të paraqisni ankesën tuaj tek autoriteti juaj lokal për mbrojtjen e të dhënave. Kontaktoni
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me praktikat tona të privatësisë ose këtë Politikë të Privatësisë, ose nëse dëshironi të ushtroni ndonjë nga të drejtat në dispozicion për ju, ju lutemi telefononi +383 45 119 219 ose na dërgoni email në donate@soskosova.org