Politika e Privatësisë
Përditësimi i fundit: 26 janar 2026
Version: 1.0
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë
Rruga “1 Tetori” Velani, Prishtinë 10000
Republika e Kosovës
e-mail: info@soskosova.org
Tel.: 038 749 887
https://soskosova.org/
Hyrje
Ne, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, jemi të angazhuar për mbrojtjen e privatësisë suaj dhe për të siguruar që të dhënat që ne përpunojmë janë të mbrojtura dhe trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Kjo Politikë e Privatësisë ka për qëllim t’iu sqarojë se si dhe pse ne përpunojmë informacionin tuaj përmes faqes tonë zyrtare të internetit.
Destinimi i Dhurimeve
Të gjitha dhurimet përdoren për zbatimin e programeve të SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
Fushëveprimi i Politikës së Privatësisë
Kjo Politikë Privatësie zbatohet vetëm për informacionet e mbledhura përmes faqes sonë të internetit https://soskosova.org/
Për qëllimet e kësaj Politike të Privatësisë, "ju" si dhe “përdorues” nënkupton ju si dhurues, apo dhurues tentative, përkatësisht, përdorues i faqes tonë të internetit.
Kategoria e të dhënave që ne i përpunojmë
Kategoritë e të dhënave që mund të përpunohen nga ana jonë janë si më poshtë:
Me rastin e dhurimit: emri dhe mbiemri, data e lindjes, email adresa, numri i telefonit, shuma e dhuruar.
Me rastin e abonimit për gazetën periodike: email adresa.
Me rastin e raportimit të ndonjë shqetësimi: emri dhe mbiemri (opsionale), email adresa si dhe raportimi juaj.
Me përdorimin e faqes tonë të internetit përmes Cookies: Lidhur me përdorimin e Cookies, ju lutem shihni seksionin e Cookies në faqen tonë të internetit.
Të dhënat bankare
Të dhënat e kartelës suaj bankare nuk ruhen në sistemet tona. Përpunimi i të dhënave bankare të dhuruesit kryhet ekskluzivisht nga banka si palë e tretë e autorizuar, në përputhje me standardet përkatëse të sigurisë. Sa i përket të dhënave bankare, të dhënat e kartelës suaj bankare nuk ruhen në sistemet tona. Ne ruajmë vetëm token-in (kodin) e gjeneruar nga banka për referencë në rastin e dhurimeve periodike mujore apo per pagesa te ardhshme. Ne përmes platformës eCommerce të bankës kemi qasje vetëm në një version të maskuar të numrit të kartelës së dhuruesit për arsye identifikuese, i cili nuk mundëson identifikimin e plotë të numrit të kartelës bankare. Po ashtu, ne ruajmë vetëm referencën e token-it (kodit) të gjeneruar nga banka, për referencë në rastin e dhurimeve periodike mujore, i cili nuk përmban asnjë të dhënë personale.
Të dhënat e fëmijëve
Shërbimet nuk synohen të përdoren nga fëmijët dhe ne nuk mbledhim me vetëdije asnjë informacion personal për fëmijët. Nëse jeni prind ose kujdestar i një fëmije që na ka dhënë informacionin e tij personal, ne ju inkurajojmë të na kontaktoni përmes kanaleve të shënuara më poshtë, për të kërkuar që të njëjtat të fshihen.
Si i trajtojmë informacionet e grumbulluara?
Ne përpunojmë informacione nga përdoruesit për të lehtësuar ndihmën dhe aktivitetet në kuadër të veprimtarisë sonë me qëllimin kryesor për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë.
Ne marrim të gjitha masat e përshkruara teknike dhe organizative për fshehtësinë dhe mbrojtjen në përpunimin e të dhënave personale të cilat i kemi në dispozicion.
Informacionet personale ne nuk i shesim, shkëmbejmë ose ua huazojmë palëve të treta të paautorizuara.
Të dhënat personale mund të zbulohen apo transferohen vetëm kur kjo kërkohet me legjislacionin në fuqi, apo për qëllime legjitime që i nënshtrohen kësaj Politike të Privatësisë si hostimi dhe mirëmbajtja e faqes tonë të internetit si dhe automatizimi i proceseve operative me dhuruesit.
Kur të dhënat transferohen, transferimi bëhet në përputhje me dispozitat e Ligjit përkatës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe vetëm nëse subjekti në fjalë siguron nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave.
Arsyet e përdorimit të informacioneve të grumbulluara
Ne do të përpunojmë të dhënat tuaja për një ose më shumë nga arsyet e mëposhtme:
Ne mund t’ju kontaktojmë përmes telefonit ose emailit për qëllime të caktuara si urimi i mirëseardhjes si dhurues, falënderimi për dhurimin tuaj, adresimi i problemeve teknike të ndërlidhura me dhurimet periodike mujore, dërgimi i urimeve për ditëlindje, shpërndarja e gazetës periodike, informimi mbi projektet tona, menaxhimin e raportimit të bërë me rastin e raportimit nga ana juaj, kontaktimin e dhuruesve tentativ, si dhe për arsye që ndërlidhen me përdorimin e cookies (shih seksionin e cookies në faqen tonë të internetit).
Sa kohë do të ruajmë të dhënat tuaja?
Ne do të përpunojmë dhe ruajmë të dhënat tuaja vetëm për një periudhë të arsyeshme dhe të nevojshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Siguria dhe ruajtja e informacionit tuaj
Ne përdorim masa të avancuara sigurie dhe kujdes të shtuar për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Megjithatë, asnjë teknologji nuk mund të ofrojë mbrojtje absolute ndaj çdo rreziku të mundshëm. Për këtë arsye, ju rekomandojmë që të shmangni dërgimin e informacionit shumë të ndjeshëm apo konfidencial përmes kanaleve të pasigurta të komunikimit.
Cilat janë të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave?
Si subjekt i të dhënave, keni këto të drejta: e drejta për t’u informuar; e drejta për qasje; e drejta për korrigjim; e drejta për fshirje; e drejta për kufizimin e përpunimit; e drejta për transferimin e të dhënave;e drejta për kundërshtim dhe të drejta të tjera që parasheh legjislacioni në fuqi.
Ju mund të ushtroni ndonjë nga këto të drejta si përdorues duke na kontaktuar në detajet e kontaktit të dhëna më poshtë apo nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen, t’i adresoheni me ankesë Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Po ashtu, nëse jeni i abonuar për dhurime periodike mujore, ju mund ta ndërprisni abonimin në çdo kohë. Këtë mund ta bëni duke u identifikuar në faqen tonë të internetit dhe duke hyrë në panelin e kontrollit, ku më pas mund të zgjidhni opsionin “Cancel Subscription”.
Pranimi i kushteve
Duke përdorur faqen tonë të internetit dhe pranuar cookies, duke dhuruar, përkatësisht duke shënuar kutinë “Pajtohem me Politikat e Privatësisë” përdoruesi pajtohet me përpunimin e informacionit të tij, siç përshkruhet në këtë Politikë të Privatësisë.
Nëse nuk jeni dakord me këtë Politikë të Privatësisë, ju lutemi mos dhuroni apo mos përdorni faqen tonë të internetit.
Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë
Ne mund ta përditësojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë. Legjenda "Përditësimi i fundit" në krye të kësaj Politike të Privatësisë tregon se kur është rishikuar për herë të fundit ky dokument dhe versioni i përditësuar do të jetë në fuqi sapo të bëhet i qasshëm në faqen tonë të internetit.
Kontakti
Lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja ju mund të na kontaktoni në:
Telefon: +383 45 119 219
Email: donate@soskosova.org
Apo të kontaktoni Zyrtaren tonë përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave:
Noliana Kusari
Email: Noliana.Kusari@soskosova.org