5

Vitrina e Muzeut

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Muzeut të Kosovës dhe SOS Fshatrave të Kosoves fillon aktivititei Vitrina e Muzeut. Ekspozita Vitrina e Muzeut ka qëndruar e hapur për një muaj në Sheshin Ibrahim Rugova. Muzeu I Kosovës u mundësoi qytetarëve të ndryshme që të blejnë reprodukimet e Hyjneshës në Fron të prodhuar nga Muzeu , ndëra mjetet e grumbulluara u dhuruan për fëmijët e SOS Fshatrave të Fëmijëve. Aktiviteti është mbështetur njëkohësisht nga vullnetarët e SOS Fshatrave të Fëmijëve si dhe vullnetarët e Muzeut të Kosovës. Deshirojme te falenderojme Udheheqesine e Muzeut te Kosoves, stafin dhe posaqerisht vullnetaret e Muzeut për angazhimin dhe kontributin e tyre. Falenderim I veqante shkon per vullnetaret e SOS Fshatit te Femijeve ne Kosove, Jehona B.Krasniqi, Kristina Bytyqi dhe Agim Kurti. Perkushtimi dhe puna e palodhshme e vullnetareve tane ka ndihmuar qe ky aktivitet humanitar te realizohet me sukses.
PAK NGA JU, VLEN SHUMË PËR MUA