18

Ana dhe tregimi i saj

Ana ishte një vajze e vogël e këndshme sic çdo fëmijë tjetër që është nën përkujdesjen e Qendrës për strehim afatshkurtër dhe afatmesëm “Dielli”. Ana ishte mjaft e mbyllur, e pa interesuar që të mbajë gjëra në duar dhe ende nuk ecte përveç se zvarritej nëpër dhomë për të lozur me lodrat e saj të dëshiruara dhe kishte treguar interesim për lodrat por nuk ishte në gjendje t’i kapte ato. Ajo zvarritej dhe vetëm i lëshonte një sy lordrës së dëshiruar pa u përpjekur që ta arrijë atë dhe atëherë kur e arrinte ajo lozte me lodrën e dëshiruar me gjithë shuplakën e saj .

U referua për vlerësim psikologjik në Qendrën Këshilluese. Pas vlerësimit u pa se fuknsionet psiko-motorike të Anës kishin mjaft ngecje.

Program special ishte dizajnuar për Anën dhe programi iu dha edhe edukatorës, e cila ishte përgjegjëse për asistim në zhvillimin e saj. Ngritja e saj në pozitë vertikale dhe asistimi i saj për të qëndruar në këmbë, stimulimi i saj për të arritë lodrat ne lartësi të arritshme, si dhe përdorimi i topit për të stimuluar muskujt e shpinës kishin treguar shumë sukses në stimulimin e ecjës së Anës duke mos harruar punën e jashtëzakonshme që e kishte bërë edukatorja e cila zbatonte stimulimin me kohe dhe profesionalisht me teknika.

Pas 4 muajve të programit të vazhdueshëm të stimulimit, Ana ishte rivlerësuar nga psikologu i Qendrës Këshilluese. Ajo kishte përparuar jashtëzakonisht shumë. Ana jonë e vogël ishte në gjendje të ecte, të përdorte gishtin e saj të madh  për të arritë lodrat e saja dhe kishte filluar me  belbëzimet e saja të para të cilat vetëm sa nuk ishin kthyer në fjalë..

Qendrat për Punë Sociale së bashku me kujdestarin ligjor të Anës e kishin prezantuar atë me një çift, i cili dëshironte të ishin prindërit ligjor të Anës sonë të vogël. Në atë kohë Ana nuk kishte më probleme të zhvillimit dhe zhvillimi i saj ishte në pajtim me moshën e saj kronologjike.

Ana e vogël ishte e gatshme të largohej nga ne – ajo kishte hapur dyert për të qenë vajza ligjore e dy prindërve të dashur