5

SOS Fshatrat e Fëmijëve gjatë një viti

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë shënojnë mbi një dekadë pune në drejtim të qëllimit përfundimtar- të krijojmë një familje dhe shtëpi të lumtur për çdo fëmijë.  Per SOS Fshatrat e Fëmijëve 2015 ishte një vit i sfidave, angazhimeve por edhe ndryshimeve të shumta. Të gjitha këto sfida duke filluar nga ndryshimi ne Qendrat Dielli, krijimi i familjës së re, përmbyllja e fushatës 2 vjecare të avokimit “Kujdesu për mua” etj u kthyen në rezultate të sukseshme falë angazhimit dhe përkushtimit të personelit të të SOS Fshatratave të Fëmijëve  por edhe përkrahjes së vazhdueshme të partnerëve, bashkëpunëtoreve dhe donatorëve. Sfidat u tejkaluan me sukses dhe sollën rezultate më të mira në përkujdesjen e fëmijëve. Më poshtë do të japim një përmbledhje të shkurtër të zhvillimeve kryesore gjatë vitit 2015.

Kujdesi afatshkurtër për foshnje “Dielli”

Me qëllim të evitimit të të gjitha elementeve institucionale që  mund të ketë një kujdes alternativ që në fillim të vitit 2015 është punuar vazhdimisht në transofrmimin e Qendrave transitore Dielli. Në qershor është arritur që qendrat transitore të kthehen në 3 SOS Familje për kujdes të specializuar për foshnje. Ky transformim në SOS Familje me përkujdesje konstante nga SOS Nëna dhe ambient të përshtatur sipas nevojave të foshnjeve është cilësuar nga bashkëpunëtorët tanë si shumë domethënës për zhvillim më optimaldhe kujdesin më cilësor për foshnjet e braktisura. Gjatë këtij vitit përmes këtij projekti ne jemi kujdesur për  23 foshnje të braktisura, prej të cilave 8 foshnje janë birësuar, 4 janë bashkuar me familjen biologjike dhe ndërsa për 11 ka vazhduar kujdesi brenda Familjes SOS.

Hapja e SOS Familjes së re dhe kujdesi për të rinjë

Nevojës për të siguruar një shtëpi të lumtur për cdo fëmijë, SOS Fshatrat e Fëmijëve i janë përgjigjur çdo herë pa marrë parasysh sfidave. Këtë vit përkundër sfidave të fondeve kemi arritur që të formjmë edhe familjen e shtatë për kujdes afatgjatë për fëmijët pa përkujdesje prindërore duke ngritur kapacitet e organizatës që t’iu përgjegjen nevojave për përkujdesje alternative të 34 fëmijëve. Pjesë shumë e rëndësishme e kujdesit afatgjatë është kujdesi për të rinjë dhe kemi nisur ri-konceptimin e kujdesit për të rinjtë. Përmes këtij procesi dhe zhvillimi ne do të sigurojmë që 23 të rinjët që janë pjesë e shtëpisë së rinisë dhe programit të gjysëmpavarësimit të jenë plotësisht të formësuar në çdo aspekt për të udhëhequr jetë të pavarur dhe për të kontribuar në mënyrë konstruktive në shoqërinë tonë në të ardhmen.

 Kujdesu për mua

SOS Fshatrat e Fëmijëve në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka vazhduar projektin “Kujdesu për Mua” duke realizuar fushatën avokuese një mujore “Unë jap Shpresë!“

Përmes kësaj fushate u theksua rëndësia e familjes biologjike dhe njëkohësisht rëndësia e formave të ndryshme të kujdesit familjar (SOS familja, strehimi familjar, familjet adoptuese). Në kuadër të kësaj fushate  u organizua konferenca për shtyp, punëtori me prindër gjatë të cilave u diskutuan disa nga vështirësitë dhe shqetësimet e familjeve si dhe u organizuan aktivitete të ndryshme edukative.

Avokimi përmes të rinjëve dhe përkrahja arsimore për fëmijët e margjinalizuar.

Pas një pune të palodhshme 1 vjeçare në Nëntor u përmbyll me sukses  projekti i implementuar në SHFMU Selman Riza në Fushë Kosovë, projekt ky i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes këtij projekti janë mbështetur mësimdhënësit e SHFMU Selman Riza në avancimin e shkathtësive profesionale lidhur me Politikat për Mbrojtjen e Fëmijëve, Planin Individual të Arsimit dhe Prodhimin e Materialeve Didaktike Mësimore.

Po ashtu nxënësit e kësaj shkolle janë trajnuar për Politikën për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Avokim Bashkëmoshatarësh, aktivitet ky që rezultoi në fushatën avokuese për kthim në shkollë të nxënësve që kishin braktisur arsimin, të udhëhequr nga vetë nxënësit e shkollës

Fuqizimi i familjës dhe fuqizimi ekonomik

Këtë vit përmes aktiviteteve psiko-sociale, edukative, shëndetësore e avokuese janë përkrahur 453 fëmijë dhe 122 familje (217 fëmijë dhe 57 familje në dy lokacione të Prishtinës, 144 fëmijë dhe 35 familje në lokacionin e Fushë Kosovës dhe 92 fëmijë dhe 30 familje në lokacionin e Graçanicës). Duke vlerësuar nevojën e lartë që këto familje të fuqizohen edhe ekonomikisht, këtë vit mbështetjes me shërbimet psiko-sociale, shëndetësore e avokuese i është shtuar edhe komponenta e fuqizimit ekonomik. Ndonëse kjo komponentë iu shtua programit gjatë vitit 2015, u arrit që përmes qasjes individuale dhe mbështetjes qoftë me trajnime apo dhe me minigrante që deri në fund të vitit të fuqizohen ekonomikisht 45 familje.

Qendra Këshilluese për Fëmijët dhe Familjet në rrezik

Ndonëse projekti më i ri i SOS Fshatrave të Fëmijëve, ndikimi dhe suksesi i Qendrës Këshilluese për Fëmijët dhe Familjet në rrezik ka qenë domethënës. Qendra Këshilluese gjatë gjithë vitit ka ofruar trajnime në zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjëve, trajnime në prindërim, aktivitete  javore edukative dhe rekreative, psikoedukim, terapi të të folurit, punëtori me fëmijët, terapi individuale me fëmijët për vështirësitë në të nxënë, stimulim akademik, terapi e lojës dhe vlerësime profesionale psikologjike.

Qendra Këshilluese ka ofruar mbështetje psikologjike edhe për të miturit, të cilëve iu janë shqiptuar dënimet alternative nga ana e gjykatave në Kosovë, raste të referuara prej  Shërbimit Sprovues të Kosovës/Ministria e Drejtësisë.  Rritja e numrit të përfituesve të jashtëm të cilët janë referuar nga qytetet tjera, është  indikatori që tregon nevojën e një Qendre të tillë edhe në qytetet e tjera të  të Kosovës.