Parandalimi i braktisjes

Fusha e parandalimit të brastisjes së fëmijëve në Programin SOS realizohet përmes dy njësive: Njësia e Fuqizimit të Familjes dhe Qendra Këshilluese për Fëmijët dhe Familjet në Rrezik

Home page 1

Fuqizimi i Familjes: Kjo njësi aktualisht përkrahë mbi 205 prindër me më shumë se 428 fëmijë, me synimin të parandalojë shthurjen e familjes dhe të sigurojë se secili fëmijë rritet në ambient të ngrohtë familjar. Përmes aktiviteteve të ndryshme psiko-sociale, edukative, shëndetësore e avokuese sigurohemi që fëmijët të kenë çasje në shërbimet esenciale, të cilat sigurojnë mirëqenien e tyre; Mbështesim prindërit në ngritjen e kapaciteteve prindrore dhe pavarësimin e tyre duke u  siguruar se ata mbrojnë dhe kujdesen për mirëqenien e fëmijëve të tyre; Avokojmë që komuniteti të reagojë në situata kur rrezikohet shthurja e familjes. Momentalisht punojmë në katër lokacione: Matiçan, Vranjevc, Fushë Kosovë dhe Graçanicë.

fuqizimi i familjes

Qendra Këshilluese për Fëmijët dhe Familjet në rrezik: Qendra Këshilluese ka filluar punën në fillim të vitit 2014, me synim të ofrimit të shërbimeve për familjet në rrezik të shpërbashkimit dhe të familjeve në nevojë. Qendra ofron shërbime të integruara për të përmbushur të gjitha nevojat e komunitetit në mbështetjen, përkrahjen dhe stimulimin e zhvillimit të mëtutjeshëm të fëmijëve dhe familjeve përmes ofrimit të shërbimeve në sferën psikologjike dhe pedagogjike nga ekipi profesional multidisiplinar. Qendra poashtu fokusohet në komponentën e zhvillimit dhe edukimit për fëmijëri të hershme. Një qendër e tillë këshilluese vjen për herë të parë në Prishtinë dhe arrinë me sukses numrin e përfituesve të paracaktuar dhe kjo si rrjedhojë e çasjes, shërbimeve dhe profesionalizmit gjatë këtij viti.