Kujdesi alternativ

Kujdesi alternativ bazohet në konceptin e qasjes familjare për përkujdesje afatshkurtë dhe afatgjatë të fëmijëve të braktisur dhe fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror. Programi SOS ofron shërbime direkte në përkujdesje alternative  familjare përmes tri njësive:

Kujdesi afatshkurtër për foshnjet “Dielli”- është pjesë e integruar e sistemit ekzistues të mbrojtjes së fëmijëve të braksitur në në Kosovë, dhe ndër alternativat e pakta të përkujdesjes për foshnjet e braktisura. Është projekti i parë i themeluar në Kosovë nga SOS Kinderdorf International, si përgjegje ndaj nevojës së shtuar për kujdes cilësor të foshnjeve dhe fëmijëve të braktisur. Ofron kujdes familjar njëkohësisht për 18 foshnje të moshës 0-3 vjeç.

CSMP foto

Nisur nga parimi që zhvillimi i fëmijës arrin potencialin maksimal brenda familjes, Programi SOS siguron kujdes alternativ familjar për foshnjet pa përkujdesje, të cilat referohen në këtë njësi nga Qendrat për Punë Sociale dhe QKUK, për të qëndruar në njësi deri në gjetjen e një zgjidhjeje më afatgjatë familjare.

Kujdesi afatgjatë në Familjen SOS- u ofron fëmijëve pa përkujdesje prindërore një shtëpi dhe familje duke i përgaditur ata për një jetë të pavarur. Familja e parë është krijuar në vitin 2004. Koncepti i Familjes SOS njihet si çasje familjare për përkujdesje afatgjatë të fëmijëve pa përkujdesje prindërore.

Familja SOS përbëhet prej Nënës SOS, të cilës i besohen në përkujdesje 6 fëmijë, ndërsa ndihmëse e kësaj familje është Tezja SOS.  Aktualisht në programet e SOS-it janë 6 familje SOS me gjithsejt 33 fëmijë.

Ekipi psikopedagogjik i SOS Fshatit të Fëmijëve i cili përbëhet nga pedagogu, psikologu, punëtori social dhe pediatri ofron  mbështetje dhe këshillim për stafin e përkujdesjes direkte të fëmijëve, për fëmijët dhe të rinjët e kujdesit me bazë në familje.

Kujdesi afatshkurter Dielli 6

Shtëpia e Rinisë dhe Programi i Gjysëm-Pavarësimit– janë vazhdimësi e programit të Familjes SOS dhe ofrojnë përkujdesje dhe shërbime për fëmijët dhe të rinjtë mbi moshën 14 vjeçare. Qëillimi përfundimtar është që të rinjtë të fillojnë përgatitjet për jetën e pavarur,  prej aspektit emocional të shkëputjes nga programi SOS deri te aftësimi profesional dhe vet-qëndrueshmëria.  Kjo qendër iu mundëson SOS të rinjëve të bëjnë hapat e parë drejt pavarësimit me mbështetjen e punonjësve të kualifikuar.  Pas Shtëpisë së Rinisë, të rinjtë kalojnë në programin 3-vjeçar të gjysëm-pavarësimit, ku ata shkëputen fizikisht nga programi SOS, fillojnë jetën e pavarur, por me përkrahjen e programit në çdo hap.

Programi parasheh edhe fazën e pavarësimit të plotë që ka për qëllim të vazhdoj monitorimin e progresit të të rinjëve, të sigurojë këshilla dhe përkrahje në  situatat e krizave. Në raste të jashtëzakonshme, përkrahja financiare duhet të sigurohet. Kontaktet dhe raportet me SOS familjen vazhdojnë. Aktualisht, nuk kemi asnjë të ri në këtë program.

kujdesi afatgjat familja sos