Edukimi

kindergartenShërbimet e ofruara në fushën e edukimit mbulohen nga dy njësi: Kopshti i Fëmijëve dhe Njësia e avokimit përmes të rinjëve dhe përkrahjes arsimore për fëmijët e margjinalizuar. Përpos këtyre dy njësive, Programi zbaton edhe një komponentë të veçantë të edukimit social dhe financiar të njohur si Aflataun, për të ngritur vetëdijen e fëmijëve në përgjegjësinë sociale dhe kursimet financiare.

Kopshti i Fëmijëve: SOS Kopshti është hapur që nga shtatori i vitit 2002 dhe që nga fillimi ky kopsht ka ofruar shërbime për rreth 750 fëmijë.  Kopshti i fëmijëve ofron edukim parashkollor dhe përkujdesje ditore për 130 fëmijë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe fëmijë të lagjes, të moshës 3 -6 vjeç.  Ndër parimet e punës kopshti thekson promovimin e edukimit gjithëpërfshirës, që do të thotë se kopshti është i hapur për të gjithë fëmijët pa dallim dhe në veçanti për fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijë që jetojnë në kushte të vështira sociale dhe ekonomike.   Qëllimi kryesor është sigurimi i kushteve për plotësimin e nevojave dhe interesimeve të fëmijës duke hapur mundësi për zhvillimin e plotë të fëmijës. Veprimtaria e përgjithshme edukative zhvillohet duke u bazuar në katër parime: Edukimi me fëmijën në qendër, Të mësuarit përmes lojës, Promovimi i jetës familjare dhe sociale, dhe Promovimi i edukimit gjithpërfshirës.

Programit edukativ rishikohet dhe hartohet çdo vit në fund të gushtit nga personeli edukativ me qëllim që t’i përgjigjet secilës grup moshë të fëmijëve duke pasur parasysh interesat, nevojat dhe kërkesat e tyre individuale dhe zhvillimore.

DSCF6104

Avokimi përmes të rinjëve dhe përkrahja arsimore për fëmijët e margjinalizuar: Ky projekt filloi në Shtator të vitit 2014 dhe do të zgjasë deri në fund të Gushtit të vitit 2015. Ai është i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe implementohet në SHFMU “Selman Riza” në Fushë Kosovë.  Projekti nuk është i dizajnuar të ofrojë shërbime direkte esenciale, por fokusohet më shumë në aftësim profesional dhe avokim