Avokimi

SOS Familja

Në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Avokomi ka kuptimin e marrjes së veprimeve të ndryshme për të përmirësuar politikat dhe praktikat e ndryshme të cilat ndikojnë në mirëqenien e fëmijëve që janë në rrezik të humbjes së përkujdesjes prindërore ose e kanë humbur kujdesin prindëror. Bazuar në përvojën shumëvjeçare në punë me fëmijët pa përkujdesje, ne mundohemi që të ndikojmë tek politikë-bërësit, institucionet si dhe shoqërinë që të punojnë për ndryshimet politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore të cilat u sigurojnë fëmijëve gëzimin e plotë të drejtave të tyre, në një ambient përkrahës dhe të zhvilluar.

SOS Fshatrat e Fëmijeve beson se të gjithë fëmijët kanë të drejtë në kujdes cilësor, gjë që u garanton fëmijëve të drejtën për të përjetuar marëdhënie positive, fuqizuese, stabile dhe të dashura, të cilat janë vitale për zhvillimin e tyre personal. Prandaj me 15 Maj 2013 SOS Fshatrat e Fëmijëve nisi Fushatën Avokuese për Kujdes Cilësor për çdo fëmijë “Kujdesu për Mua!”

Fushata synon ngritjen e vetëdijes së përgjithshme për rëndësinë e familjes dhe sigurimin e mirëqenies së fëmijëve brenda familjes, përkrahjen e institucioneve dhe organizatave në fuqizimin e zbatimit të politikave që sigurojnë ofrimin e shërbimeve sociale cilësore për mbështetjen dhe fuqizimin e familjeve të rrezikuara dhe parandalimin e ndarjes së fëmijëve nga ambienti i tyre familjar.

 “Parandalimi i braktisjes”

Fushata një mujore u realizua në kuadër të fushatës 3 vjeçare “Kujdesu për Mua” dhe ka për qëllim të ngris vetëdijën e popullatës lidhur me braktisjen e fëmijëve (0-3 vjec). Më saktësisht kjo fushatë u fokusua në rëndësinë e zgjidhjes së statusit të fëmijëve të braktisur dhe në mënyrë që të gjindet familje permanente dhe e dashur për ata fëmijë.

Kjo fushatë ka rezultuar me bashkëpunim të ngushtë mes Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Spitalit Gjinekologjik. Psikologu i SOS Fshatit kalon një ditë në Spitalin Gjinekologjik dhe ofron këshillim dhe përkrahje për nënat të cilat janë potenciale për braktisjen e fëmijëve si dhe atyre të cilat po e konsiderojnë si opcion abortimin e fëmijës së tyre.

 “Unë jap Shpresë”

argjira

Fushata ka për qëllim të theksoj rëndësinë e formave të ndryshme të kujdesit familjar (SOS familja, Strehimi familjar, Familjet adoptuese) si dhe rëndësinë e familjes biologjike njëkohësisht. Fushata do të lancohet përmes një konference për media të premtën 15 maj 2015, në të cilin do të kishim nderin dhe privilegjin të ju kemi Ju si një nga panelistët e konferencës për media.

Kjo fushatë një mujore u realizua në kuadër të fushatës 3 vjeçare “Kujdesu për Mua” që synon ngritjen e vetëdijes së përgjithshme për rëndësinë e familjes dhe sigurimin e mirëqenies së fëmijëve brenda familjes, prandaj pjesëmarrja e Ministrit në kuader të panelit folës është e një  rëndësie të veçantë.