SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Historiku

tpa-picture-60941.JPG

SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron që nga viti 1999 dhe tashmë është përkujdesur për mëse 1500 fëmijë të braktisur dhe nevojtarë. SOS-Fshati i Fëmijëve, në lagjen Velania në Prishtinë momentalisht ofron strehim, përkujdesje dhe edukim për mbi 500 fëmijë përmes 6 Projekteve, si: SOS-Familja, Familjet e integruara në komunitet, Programi i Fuqizimit të Familjes, Shtëpia e Rinisë, Qendra për strehim afatshkurtër dhe afatmesëm të fëmijëve “Dielli”, dhe  Kopshti i Fëmijëve.

Ne veprojmë për fëmijët si një organizatë e pavarur, joqeveritare për zhvillim social. Ne respektojmë kulturat dhe religjionet e ndryshme, dhe punojmë nëpër vende dhe komunitete të ndryshme, ku misioni ynë mund të kontribuoj për zhvillim. Ne punojmë në frymën e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmiut.

Me konceptin e SOS Fshatit të Fëmijëve, organizata jonë ka udhëhequr çasjen familjare për kujdesin afatgjatë të fëmijëve jetimë dhe fëmijëve të braktisur.

Organizata “SOS Kinderdorf International Kosovë” nga 1 janar 2010 është regjistruar si Fondacion Vendor me emrin “SOS Fshatrat e Fëmijëve” Kosovë. Të gjitha asetet janë bartur nga SOS Kinderdorf në SOS Fshatrat e Fëmijëve, ashtu si kanë qenë, dhe të gjitha projektet dhe i gjithë personeli vazhdojnë punën në të njejtat kushte nën SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Ekzekutimi i detyrave në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë bëhet nga Zyra Nacionale, që i koordinon të gjitha projektet dhe programet SOS në vend. Punonjësit në programet SOS dhe në Zyren Nacionale janë profesionistë që i dedikojnë të gjitha përpjekjet e tyre për t’iu ndihmuar fëmijëve në ndërtimin e së ardhmes së tyre.