SOS Fshatrat e Fëmijëve në botë

SOS Kinderdorf International është organizatë joqeveritare dhe joprofitabile, me bazë në Austri, e cila përkrahë, ndihmon dhe përkujdeset për fëmijët e braktisur dhe nevojtarë në mëse 133 shtete dhe territore, me mbi 2100 programe, duke ndërtuar dhe drejtuar fshatra të fëmijëve, qendra sociale dhe shëndetësore, programe të parandalimit të braktisjes dhe edukimit , iniciativa të avokimit, etj. Shumëllojshmëria e punës dhe shërbimeve ndërkomëbëtare përfshihet nën ombrellën e Organizatës Ndërkombëtare, pjesë e së cilës janë shoqatat e pavarura nacionale.

sos_fshatrat_ne_bote

Në të gjitha shtetet ku vepron organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve, ka për qëllim të themelojë shoqatën nacionale si entitet të pavarur ligjor, me statut të vet ligjor dhe Bord të Drejtorëve. Ajo që kanë të përbashkët këto shoqata është që janë pjesë e shoqatës ndërkombëtare ombrellë. Secila shoqatë anëtare duhet të punojë në pajtueshmëri me statutet dhe parimet ndërkombëtare të SOS Fshatrave të Fëmijëve për edukim dhe përkujdesje për fëmijët si dhe për praktika administrative dhe financiare. Shoqatat nacionale janë të rregjistruara si fondacione, shoqata, kompani jo-profitabile, etj. Si anëtarë të plotë të SOS Children’s Villages International ato kanë të drejtë të aplikojnë për fonde nën shoqatën ombrellë dhe të kërkojnë shërbime nga Sekretariati i Përgjithshëm.