Misioni dhe vizioni

Misioni dhe vizioniVizioni

Çdo fëmijë është pjesëtar i  një familje në të cilën rritet me dashuri, rrespekt dhe siguri.

Misioni

Ne krijojmë familje për fëmijët nevojtarë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet me dashuri dhe rrespekt. Fatkeqësisht shumë fëmijë humbasin familjen dhe kujdesin prindërore si rezultat i shthurjes së familjes.
SOS Fshatrat e Fëmijëve janë themeluar për të ofurar një shtëpi dhe familje për fëmijët të cilët kanë humbur kujdesin prindëror. Ne i jemi përkushtuar përkujdesit për fëmijët pa përkujdeje prindërore dhe sigurojmë që fëmijët të rriten me dashuri dhe rrespekt.

Parimet tona

Parimet tona

Në Programin e SOS Fshatrave të Fëmijëve fokusi është në
Zhvillimin e fëmijës në një ambient të ngrohtë familjar.
Parimet e punës tonë me fëmijët, familjet dhe komunitetet janë

  1. Fokusi jonë është në zhvillimin e fëmijës në një ambient të  ngrohtë familjar
  2. Fuqizimi i rrjeteve të përkrahjes sociale për fëmijët dhe familjet.
  3. Interesi më i mirë i fëmijës është baza e  të gjitha vendimeve dhe veprimeve
  4. Fëmijët marrin pjesë në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për t’u ballafaquar me sfidat në jetët e tyre.

Vlerat

Vlerat

Organizata jonë është pioniere e qasjes së përkujdesit familjar afatgjatë për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe të braktisur. Puna e SOS Fshatrave të Fëmijëve bazohet në katër parime. Çdo fëmijë duhet të ketë prindër të dashur; lidhjet familjare rriten natyrshëm, çdo familje krijon shtëpinë e saj e cila i jep siguri fëmijës brenda mjedisit familjar për të ndihmuar fëmijën të rritet brenda komunitetit.

Çka na bën të fuqishëm

Guximi:  Ne veprojmë – korniza e mbrojtjës së fëmijëve është themeli ynë  ynë në fushën e përkujdesjes së fëmijëve

Përkushtimi:  Ne i mbajmë premtimet tona – ne jemi të përkushtuar në punën tonë për një jetë më të mirë të fëmijëvë.

Besimi: Ne besojmë në njëri tjetrin, aftësitë dhe potencialin e njëro tjetrit

Përgjegjshmëria:  Ne jemi partnerë të besueshëm –  në nivel ndërkombëtarë për mbi 60 vite, që nga 1949, si rezultat i transparencës tonë ne ia kemi dalë të kemi besimin e donatorëve dhe partnerëve.