5

Licenca për ofrimin e shërbimeve familjare dhe sociale

SOS Fshatrat e Fëmijëve ka qenë partner i qeverisë në ofrimin e kujdesit alternativ si dhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme sociale dhe familjare qysh nga viti 2001.

Në kuadër të fushatës “Kujdesu për MUA”, SOS Fshatrat e Fëmijëve ka inicuar dhe ka marrë pjesë në mënyrë aktive në krijimin e standardeve minimale për shërbime familjare dhe sociale, përfshirë këtu edhe zhvillimin e një numri të kritereve për licencimin e individëve dhe OJQ-ve të cilët ofrojnë shërbime familjare dhe sociale.

Pas miratimit të standardeve minimale nga Qeveria, u krijua Komisioni i Licencimit me qëllim të identifikimit dhe selektimit të një numri të organizatave të cilat I plotësojnë kriteret kryesore për ofrimin e shërbimeve familjare dhe sociale.

Si President i Bordit të Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmjëve, Drejtori i Zhvillimit të Programeve të SOS Fshatit të Fëmijëve, Blerta Perolli Shehu, u ftua si vëzhgues I punës së komisionit të licencimit. Njëzet Organizata kanë aplikuar për licencim dhe pas vlerësimit të kujdesshëm, komisioni i licencimit ka identifikuar organizatat të cilat I përmbushin kriteret për ofrimin e shërbimeve familjare dhe sociale.

Me 11 Korrik, 2015 Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Z. Arban Abrashi së bashku me Drejtorin për Politika Sociale dhe Familjare Z. Muhamet Gjocaj, e kurorëzoj SOS Fshatrat e Fëmijëve si dhe 12 Organizata të tjera dhe Subjekte Juridike, me licencë për ofrimin e shërbimeve familjare dhe sociale

Procesi i licencimit të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare është një proces i vazhdueshëm dhe bazohet në Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare, i cili gjithashtu ngërthen ne vehte edhe nën-ligje të tjera të cilat regullojnë fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.

Me licencimin e ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare, konsiderohet se Organizatat do të bëhen parterë kryesorë të instancave përkatëse qeveritare. Për më shumë, Organizatave të licencuara do t’u ofrohen parakushte solide për avancimin dhe zhvillimin e ofrimeve sociale dhe familjare në Kosovë, shërbime të cilat do të jenë të nivelit të njëjtë, ose edhe më të lartë, me shtete fqinje të rajonit.