SOS Kompani Mike

Programi SOS Kompani Mike

Programi i  SOS Kompanive Mike është zhvilluar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë për Kompanitë,  të cilat janë të gatshme të përmbushin përgjegjësinë e tyre sociale duke përkrahur fëmijët dhe të rinjët  pa përkujdesje prindërore dhe fëmijët në rrezik të braktisjes. Kompanitë mund të përkrahin këta fëmijë duke donuar  për SOS Fshatrat e Fëmijëve nga 1000 deri në 5000 euro.

Beneficionet e kompanisë  nga pjesëmarrja në programin “SOS Kompanitë mike”.

Duke u bërë pjesë e programit SOS Kompani Mike, Kompania juaj varësisht nga vlera e donacionit merr të drejtën për të përdorur njërën nga vulat elektronike, e cila e identifikon kompanine si donatore dhe mike të SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë:

  

 

SOS MIKE E BRONZTESOS Kompani mike e bronztë  (donacioni në vlerë 1000€) – kompania/donatori ka të drejtën të përdorë në ueb faqen e saj vulen e bronztë për një vit dhe llogoja e kompanisë/donatorit do të jetë pjesë e ueb faqës së SOS Fshatrave të Fëmijëve tek pjesa SOS Kompani mike e bronztë, si dhe do të ketë emrin e kompanisë/donatorit në buletinin informativ të organizatës tek SOS kompanitë mike.

 

 

LOGO sharrcemi POZHEGU-LOGO-01 - Copy
Komtel-logo-memo Albi Group
alba qeramika bavaria

 

 

 

SOS MIKE E ARGJENDTSOS Kompani mike e argjendtë (donacioni në vlerë 2500€)– kompania/donatori ka të drejtën të përdorë në ueb faqen e saj vulen e argjendtë për një vit dhe llogoja e kompanisë/donatorit do të jetë pjesë e ueb faqes së SOS Fshatrave të Fëmijëve  tek pjesa SOS Kompani mike të argjendta, si dhe do të ketë emrin e kompanisë/donatorit në buletinin informativ të organizatës tek SOS kompanitë mike.

 

 

 

SOS MIKE E ARTESOS Kompani mike e artë (donacioni në vlerë 5000€)– kompania/donatori ka të drejtë të përdorë në ueb faqen dhe mediat sociale  të kompanisë/donatori vulen elektronike të artë për një vit dhe me miratim paraprak nga ana e organizatës mund të përdorë vulen elektronike edhe në aktivitetet tjera të kompanisë/donatorit dhe llogoja e kompanisë/donatorit do të jetë pjesë e ueb faqes së SOS Fshatrave të Fëmijëve  tek pjesa SOS Kompani mike të arta, si dhe do të ketë llogon e kompanisë/donatorit në buletinin informativ të organizatës tek SOS kompanitë mike.

Kompania/Donatori mund të përdorë vulen edhe në formë të shtypur në materialet promovuese si kalendar, fletore, vizitkarta, të cilat nuk kanë natyrë komerciale ose të marketingut, mirëpo jo në prodhime apo forma tjera të shitjes së produkteve, shërbimeve, apo forma tjera të marketingut për shitje  (e ndaluar të përdoret në produkte, shërbime, reklama të produkteve etj)  të cilat janë në kundërshtim me vlerat dhe parimet e organizatës.

 

MERIDIAN-korporatat-partnere-kryesore