Format e mbështetjes

Buke e kripe e zemer 4Donacion në para – është donacion të cilin kompanitë mund ta bëjnë për një progrram, komponentë të programit, familje apo fëmijë, duke nënshkruar një marrëveshje për donacion me SOS  Fshatrat e Fëmijëve

Pakot e sponzorizimit –  Përmes këtyre pakove ju mund të mbështetni një pjesë të programit të caktuar për një vit. Pakot janë:

“ Një shtëpi e lumtur për të gjithë” – kjo pako mbulon nevojat e mirëmbajtje dhe renovimit, vlerat e pakove për sponzorizim për një vit janë  nga 900Euro  – 9150 Euro  varësisht nga projekti i mbështetur

“Më dërgo në shkollë” – kjo pako mbulon shpenzimet shkollore për fëmijët e SOS Familjeve dhe të rinjëve të Shtëpisë së Rinisë, vlera e pakove të sponzorizimit për një vit varësisht nga numri i fëmijëve në një f

“Dua të jem fëmijë, si asnjëherë më parë”  – kjo pako mbulon nevojat ushqimore të SOS Familjeve, Shtëpisë së Rinisë, vlerat e pakove për sponzorizim për një vit janë nga mbi 4000Euro për një familje dhe mbi 1000 Euro për një fëmijë familje është nga 850 Euro – 1300Euro

“Dua një të ardhme të sigurtë” – kjo pako mbulon nevojat e fëmijëve nga Programi i Fuqizimit të Familjes për kurse dhe zhvillim të mëtutjeshëm për 1 vit, vlera e pakove është nga 500Euro – 2300Euro

“ Më hap dyert drejt botës” – kjo pako mbulon nevojat e fëmijëve të SOS Familjes dhe Shtëpisë së Rinisë për të vijuar kurse dhe aktivitete të ndryshme për një vit, vlera e pakove është nga 1000 deri 4000Euro varësisht nga numri i fëmijëve në familje

“Një shtëpi të ngrohtë për ditët e dimrit “ kjo pako mbulon shpenzimet e ngrohjes për SOS Familjet, Shtëpinë e Rinisë për një vit, vlera e pakos është nga 2800 Euro – 5000 Euro

“I pastër” – mbulon nevojat higjenike për fëmijët në SOS Familje dhe Shtëpi të Rinisë për një vit, vlera e pakos varësisht nga numri i fëmijëve në familje është nga 500Euro – 4000 Euro

Kartolinat e fundvitit  – duke blerë kartolinat e fundvitit kompanitë mund të ndihmojnë fëmijët të cilët janë nën përkujdesjen e SOS Fshatrat të Fëmijëve

Marketingu për një qëllim – mbledhjen e fondeve përmes produkteve apo artikujve të kompanisë, me ç’rast një përqindje e caktuar e vlerës së produktit apo artikujve donohet për fëmijët nën përkujdesjen e SOS Fshatrat të Fëmijëve

Ko-brendimi – Dërgimi i letrave, klientëve, kompanive kliente përmes të cilave kërkohet të mbështeten fëmijët nën përkujdesjen e SOS Fshatrat të Fëmijëve

Mbledhja e fondeve përmes punëtorëve – mbledhen fonde nga të punësuarit e kompanisë dhe vlerës së mbledhur kompania i shton po aq

Kutitë e donacionit  – kutitë e donacionit mund të vendosen ne vendet kompanisë dhe mbledhen donacione për fëmijët nën përkujdesjen e SOS Fshatrave të Fëmijëve

Puna vullnetare e kompanisë/korporatës – Pёrfshinё  tё punёsuarit e kompanisё tuaj nё kauzёn tonё, ngjarjet specifike dhe aktivitetet me dhurim tё kohёs suaj pёr fёmijёt tanё

Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta – me qëllim të mbledhjes së fondeve për fëmijët e SOS Fshatrave mund të organizohen evente të përbashkëta me kompaninë e interesuar

Donacioni në mall – donacioni në mall apo shërbim bëhet në pajtim me nevojat  specifike të programit apo fëmijëve

Pse të ndihmoni fëmijët nën përkujdesjen e SOS Fshatrave të Fëmijëve 

Përmes bashkëpunimit me organizatën tonë ju siguroni që të gjithë fëmijët pa përkujdesje prindërore të rriten në një familje të lumtur dhe përkrahë fëmijët pa përkujdesje prindërore drejt të ardhmës së tyre të sigurtë

Kontributi juaj ndihmon në parandalimin e braktisjes së fëmijëve

Kompania/Korporata juaj përmbush përgjegjësitë sociale