Mbështjetje e rregullt

Qëllimi ynë është të ofrojmë përkujdesje  afatgjate për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe fëmijët e rrezikuar që të humbasin familjen përmes programit të kujdesit alternative dhe parandalimit të braktisjes së fëmiijëve.  Përkujdesja afatgjate mund të arrihet vetëm me mbështetjen tuaj të rregullt.

Nëse ju vendosni të bëheni mik I SOS Fshatrave ju lutem që të plotësoni formën e regjistrimit ose të na kontaktoni përmes emailit: info@soskosova.org

Vlera minimale e donacionit në muaj është 5€. Natyrisht që ju mund të dononi edhe në vlera më të larta dhe mund të vendosni që donacionin tuaj ta bëni cdo tre muaj.

Për çfarë përdoren fondet e pranuara?

  • Sigurimin e ushqimit dhe veshëmbathjes për fëmijët që jetojnë në SOS Familje
  • Edukimin dhe zhvillimin e shkathtësive dhe talenteve individuale për fëmijë
  • Përgatitjen e fëmijëve për jetë të pavarur
  • Mbështetjen psikopedagogjike për fëmijët që jetojnë në SOS Fshatin e Fëmijëve dhe fëmijët që përkrahen nga programet e parandalimit të braktijes

Ne nuk dëshirojmë që fëmijët të përkrahen vetëm materialisht, por punojmë që ata të tejkalojnë dhe t’ia dalin mbanë me problemet e së kaluarës dhe t’ia dalin që të pavarësohen në të ardhmën. Ne dëshirojmë që ata të kenë shkathtësitë e nevojshme për jetë të pavarur.

Ju na ndihmoni që synimet tona që këta fëmijë të kenë jetë të pavarur të arrihen. 

Cfarë pranoni nga ne nëse bëheni mik i sos fshatrave të fëmijëve?

  • Falenderimin e mirëseardhjes
  • Lajmet për SOS Fshatrat e Fëmijëve 2 herë në vit
  • Raportin vjetor
  • Falenderimin në fund të vitit