Kartolinat e fundvitit dhe kartolinat e punuara nga perfituesit e SOS Fshatrave te Fëmijëve janë produkt përmes të cilit ju mund të përkrahni fëmijët tanë duke i blerë ato.

Çdo fund vit ju mund t’ju uroni familjarve, miqve apo kolegve tuaj festat me kartolinat tone dhe kështu të përkrahni fëmijët pa përkujdesje prindërore, të braktisur dhe në nevojë.

Nëse jeni të interesuar për kartolinat atëherë kontakoni në numrin e telefonit 038 22 77 35 apo në emailin info@soskosova.org

Falenderojmë Shtypshkronjen Blendi për shtypin e kartolinave, Dea Nikqi për dizajnin, për përkrahjen e fushatës së kartolinave.