Rrënjët tona
Çfarë jemi ne
Ne veprojmë për fëmijët si një organizatë e pavarur, joqeveritare për zhvillim social. Ne respektojmë kulturat dhe religjionet e ndryshme, dhe punojmë nëpër vende dhe komunitete të ndryshme, ku misioni ynë mund të kontribuoj për zhvillim. Ne punojmë në frymën e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmiut.
Me konceptin e SOS Fshatit të Fëmijëve, organizata jonë ka udhëhequr çasjen familjare për kujdesin afatgjatë të fëmijëve jetimë dhe fëmijëve të braktisur.
SOS Fshati i parë i Fëmijëve u ndërtua në Imst të Austrisë, në vitin 1949 nga Hermann Gmeiner. Ai ishte i bindur dhe i gatshëm për të ndihmuar fëmijët nevojtarë- fëmijët që kishin humbur familjet, shtëpitë dhe sigurinë e tyre si rezultat i Luftës së Dytë Botërore. Falë ndihmës së shumë donatorëve dhe bashkëpunëtorëve, organizata jonë është rritur dhe zhvilluar dhe ndihmon fëmijët në mbarë botën.
Vizioni ynë
Çka dëshirojmë ne për fëmijët e botës
Çdo fëmiu i përket e drejta për të pasur familje dhe për t’u rritur me dashuri, respekt dhe siguri
Misioni ynë
Çfarë bëjmë ne
Ne krijojmë familje për fëmijët nevojtarë
Ne i ndihmojmë fëmijët në nërtimin e së ardhmes së tyre
Ne marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre
Vlerat tona
Çka na bën të fuqishëm
Guximi: Ne veprojmë
Përkushtimi: Ne i mbajmë premtimet tona
Besimi: Ne besojmë në njëri tjetrin
Përgjegjshmëria: Ne jemi partnerë të besueshëm