5

Ambasadori William Walker viziton SOS Fshatrat e Fëmijëve

Gjatë muajit  Janar patëm nderin ta kemi për vizitë Ambasadorin William Walker.  Ishte një privilegj dhe nder për gjithë fëmijët dhe stafin e fshatit SOS.  Ambasadori së bashku me partneren e tij mësuan më shumë rreth programeve të SOS Fshatit dhe dhe poashtu vizituan disa nga familjet SOS.  Së bashku me stafin i kujtuam kohët e vështira të vitit 1999 dhe me shumë kënaqësi dëgjuam disa nga ngjarjet e asaj kohe të cilat Ambasadori i ndau me ne.

Njeriu që bëri aq shumë për Kosovën në të kaluarën, sot vazhdon të shprehë kujdesin e tij të madh për ata që kanë fatin më të brishtë në Kosovë e që janë e ardhmja jonë!

 

Falemnderit Zoti Ambasador!