5

Aktivitetet dhe vizitat gjatë vitit 2015

Gjatë vitit 2015 SOS Fshatrat e Fëmijëve organizoi aktivitete të shumta dhe njëkohësisht priti vizitorë dhe miq të ndryshëm.

Si çdo vit u festua dhe u organizuan aktivitete për nder të ditës së nënës dhe ditës së mësuesit, ditës ndërkombëtare të familjes, ditës së pranverës, ditës ndërkombëtare të fëmijëve dhe po ashtu u  organizuan aktivitete të ndryshme për nder të 23 qershorit Javës SOS. Aktivitete dhe fushata të veçanta u organizuan për mbledhjen e fondeve sikurse ishin Java SOS, fushata e organizuar nga Meridian Express “Bukë e Kripë e Zemër”, Aktiviteti me Muzeun e Kosovës, Mbrëmja Gala me moton “Unë jap shpresë” ku donatorët si Bechtel Enka, Meridian Corporation, Komtel Project Enginieering, Jona Med, Kopshti Loja, Muzeu i Kosovës, si dhe persona tjerë individualisht u zotuan që të mbështetesin fëmijët pa përkujdesje prindërore duke blerë pakot e sponzorizimit gjatë kësaj mbrëmje. Për tre muaj me radhë më pas vazhdoi fushata me qajin e ftohtë Arizona, ku 2% e shitjes u dhurua për fëmijët e SOS Fshatrave të Fëmijëve, ndërsa viti u përmbyll me fushatën e kartolinave. Sikurse edhe me parë edhe këtë vit vazhdoi mbështetja nga Elkos Group po ashtu.  Siç u përmend më lartë gjatë vitit 2015 SOS Fshatrat e Fëmijëve pritën për vizitë Miqtë nga Suedia, Kforin Amerikan, Kforin Hungarez dhe Portugez, Zëvendës ambasadorin gjerman Z. Matthias Kiesler , anëtarët e fondacionit të Lejla Selacit, Shkollat fillore “Elena Gjika”, “Xhemail Mustafa”, “Dardania”, Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Z. Arsim Bajrami, Karabinieret italian, ndërsa viti u përmbyll me vizitën e Presidentës së Republikës së Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga