5

Aktivitet për mbledhjen e fondeve me MSU

Me datën 2 shtator 2015, MSU (Multinational Specialized Unit) dhe KFORI Italian dorëzoj donacionet e mbledhura nga Mbrëmja Humanitare që u organizua më 23 korrik 2015 me moton “Brothers in arms” me qëllim që fondet e mbledhura nga kjo mbrëmje të përkrahen fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë që jetojnë në SOS Fshatrat e Fëmijëve, Kosovë.

Po ashtu këtë ditë u vendos pllakata e donacionit në SOS Fshat dhe u prezantuan planet për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejme.

Multinational Specialized Unit dhe Carabinierët ka arritur të mbledh donacione përmes të cilave ka përkrahur fëmijët e SOS Fshatit me:
Dyshek për shtretër, pelena, materiale didaktike dhe lodra për fëmijë