SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron që nga viti 1999 dhe tashmë është përkujdesur për mëse 1500 fëmijë të braktisur dhe nevojtarë. SOS-Fshati i Fëmijëve, në lagjen Velania në Prishtinë momentalisht ofron strehim, përkujdesje dhe edukim për mbi 500 fëmijë përmes 6 Projekteve, si: SOS-Familja, Familjet e integruara në komunitet, Programi i Fuqizimit të Familjes, Shtëpia e Rinisë, Qendra për strehim afatshkurtër dhe afatmesëm të fëmijëve “Dielli”, dhe  Kopshti i Fëmijëve. 

Ne veprojmë për fëmijët si një organizatë e pavarur, joqeveritare për zhvillim social. Ne respektojmë kulturat dhe religjionet e ndryshme, dhe punojmë nëpër vende dhe komunitete të ndryshme, ku misioni ynë mund të kontribuoj për zhvillim. Ne punojmë në frymën e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmiut.

Me konceptin e SOS Fshatit të Fëmijëve, organizata jonë ka udhëhequr çasjen familjare për kujdesin afatgjatë të fëmijëve jetimë dhe fëmijëve të braktisur.

Organizata “SOS Kinderdorf International Kosovë” tashmë është rregjistruar si Fondacion Vendor “SOS Fshatrat e Fëmijëve” Kosovë, dhe si e tillë ka filluar funksionimin nga 1 Janar 2010. Të gjitha asetet janë bartur nga SOS Kinderdorf në SOS Fshatrat e Fëmijëve, ashtu si kanë qenë, dhe të gjitha projektet dhe i gjithë personeli vazhdojnë punën në të njejtat kushte nën SOS Fshatrat e Fëmijëve. 

Ekzekutimi I detyrave në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë bëhet nga Zyra Nacionale, që I koordinon të gjitha projektet dhe programet SOS në vend. Punonjësit në njësitë SOS dhe në Zyren Nacionale janë profesionistë që I dedikojnë të gjitha përpjekjet e tyre për t’iu ndihmuar fëmijëve në ndërtimin e së ardhmes së tyre.